613 kg kokainë të fshehur në banane, Arbër Çekaj qesh me ironi ndaj vendimit të gjykatës (VIDEO)

TIRANË- Është lënë në burg nga Krimet e Rënda, Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë. Vendimi për të është dhënë dy ditë pasi ai u ekstradua në Shqipëri nga Gjermania. 

Çekaj ka qeshur me ironi gjatë gjithë kohës që lexoheshin akuzat e rënda ndaj tij. Ndërsa avokati i Çekajt, Maks Haxhiaj tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Çekaj ka kërkuar azil në shtetin gjerman, por kjo kërkesë e tij nuk është miratuar.

Për bllokimin e 613 kg kokainë në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas, ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • W I: 21/09/2019 15:09

    Shum i qeshur u duk ky drogagjiu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin