VIDEO/ U fut në një postë private dhe mori paratë nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar i identifikuar si  Ordis Molla është vënë në pranga pasi u shpall në kërkim mbrëmjen e shkuar për shkak se vodhi një shumë parash në një postë private në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se i riu shfaqet i veshur me të zeza dhe me skafandër në kokë pranë postës private, përballet me punonjësin i cili duket i frikësuar pasi autori i nxjerr thikën por qëndron i qetë dhe e drejton në çantën nuk ndodhen paratë.

Molla mori xhiron ditore dhe shumat prej 400 mijë lekë, 940 euro dhe 40 paund duke kërcënuar me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet. Filiali i postës private është grabitur mbrëmë në rrugën '5 maji'.

Shuma e parave të vjedhura nga 27-vjeçari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar.  

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Paratë e vjedhura u sekuestruan së bashku me thikën, veshjet dhe motomjetin me të cilin është larguar autori  
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
VIDEO/ Grabitja e postës private në rrugën '5 maji' në Tiranë, momenti kur 27-vjeçari i maskuar futet dhe merr paratë

 

Report Tv sjell pamjet e momentit kur 27-vjeçari nga Tirana Ordis Molla, u fut në filialin e një poste private në rrugën '5 Maji' dhe mori xhiron ditore dhe shumat prej 400 mijë lekë, 940 euro dhe 40 paund duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet. Punonjësi qëndron te dera kur 27-vjecari vjen i veshur me të zeza dhe mban skafandër. Punonjësi i frikësuar qëndron i qetë ndërkohë që Molla i merr shumën e parave.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale