U fut për tu larë në det me shokët, mbytet 31-vjeçari tek Currilat! I moshuari humb jetën tek Kavalishenca (VIDEO)

Dy persona janë mbytur në det brenda 24 orëve në Durrës.

Herët në mëngjes u gjet trupi i pajetë i 31-vjeçarit Doland Molla, nga Skrapari, i cili u zhduk ditën e djeshme në plazhin e Currilave në Durrës. Ashtu siç edhe dyshonte policia ditën e djeshme, 31-vjeçari është gjetur i mbytur në det.

Kanë qenë shokët e tij të cilët kanë njoftuar fillimisht rojën bregdetare për zhdukjen e të riut. Sipas rojeve disa të rinj kishin njoftuar se pasi ishin futur në det për tu larë me të, Doland Molla nuk u pa më.

Kjo ngriti dyshimet se i riu ishte mbytur dhe policia njoftoi edhe rojet kufitare për të kërkuar në det të riun. Në dispozicion u vunë disa punonjës të policisë kufitare dhe të policisë së Shtetit të cilët me ndihmën e mjeteve lundruese bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

Ndërkohë më pas, rreth orës 09:30, u gjet i pajetë trupi i 75 vjeçari me inicialet G.H, banues në Tiranë. Ai u gjet i mbytur në bregdetin e Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme në zonën e "Plepave" në Durrës, ndërsa sipas policisë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Kujtojmë se ditën e djeshme është zhdukur edhe një 18-vjeçar tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Polumbarët e Forcave Speciale dhe familjarët kanë nisur kërkimet për të riun por ende nuk e kanë gjetur.

VIDEO/Kërkimet për 18-vjeçarin e humbur te Rana e Hedhun

Ndërsa po ditën e djeshme në plazhin e Velipojës tre pushues rrezikuan të mbyten në det por fatmirësisht janë shpëtuar nga pushuesit e tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës