Po ecte në këmbë për t'u dobësuar! Shoferi i furgonit i dehur në timon përplas biznesmenin e kromit në Bulqizë! Vdes rrugës për në spital

Biznesmeni Murat Duriçi

BULQIZE-Ndërron jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari u përplas mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 nga shoferi i një furgoni, Mentor Çeku 45-vjeç që ishte i dehur në timon, pasi sapo ishte larguar nga një lokal ku kishte konsumuar alkool.

Burime për Shqiptarja.com pohojnë se biznesmeni i kromit në zonën D në Bulqizë kohët e fundit lëvizte në këmbë për të rënë nga pesha, pasi mjekët e kishin këshilluar që të bënte vrap. Nga vendi ku është gjetur i pajetë në kanal deri në shtëpinë e tij, që është në fshatin Vajkal distanca është rreth 30 minuta në këmbë. 

Shoferi sipas policisë e ka marrë përpara duke e përplasur me furgon në një pjesë rruge ku nuk ka ndriçim dhe më pas braktisi makinën tip Ford duke u larguar, por arratia ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi u arrestua. Biznesmeni u gjet në kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit, që është rreth 3 km. 

Duriçi u gjet në kanal me shenja jete nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës. Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari u nis për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në Tiranë ndërroi jetë. Shqiptarja.com ka siguruar foton e biznesmenit që ndërroi jetën mbrëmjen e sotme. Policia arrestoi shoferin e dehur dhe sekuestroi furgoni. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.

Biznesmeni  Murat Duriçi

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi që pensionistët nuk mund të dalin më nga shtëpia deri në një urdhër të dytë?

Komento

Komente

  • Populli: 01/02/2020 05:36

    Familja e viktimes nuk duhet tja falin shoferin ta kerkojn te drejten e tyre me te gjitha menyrat .. shofer rrugac..!

    Përgjigju
    • Tiku: 01/02/2020 09:31

      Po nxit gjakmarrjen? Qe te vdesin te tjere akoma? Je ne vete? Prej mntalitetit tend shuhen familje e vriten te rinj pa faj. Pfff

  • Gjorm: 01/02/2020 00:18

    More keta qe braktisine makinen dhe ikine me vrape me ngjajne me vlonjatë me dukene se ata ikine te fshihene. Gjate gjithë kesaj jave ka pature shofere qe kanë braktisure makinen dhe kanë ikure me vrape.

    Përgjigju
    • Plaku: 01/02/2020 20:42

      Gjormi ka komente te drejte . Gazetat nuk publikojne komente shpifjesh. Gjormi ka te drejte. Vlonjatet duhet ti vene gishtin kokes te behen njerez se mbeten me te prapambeturit e republikes. Vrasje, droge, vjedhje me dhune, rrahje grash, pëgërje, shkaterrim mjedisi, zaptime, tjetersime etj etj .

    • Vlora: 01/02/2020 12:46

      Shum gabim shqiptarja qe mbeshtet ket me emer gjormi ngeli tu shaj vloren .. ne cdo koment qe ben vetem me vloren e ka .. po i jap nje pergjigje ketij tipi.. vlora e sateme..!

  • meri: 01/02/2020 00:02

    U gjet me shenja jete nga kalimtaret e rastit,dhe u dergua per ndihme ne spital.Nuk do te ishte me mire qe keta kalimtaret e rastit te njoftonin Autobulancen ti jepte ndihmen e pare ne vendin e ngjarjes ?..si e kan ndihmuar ,duke e kapur canga kembet e ca nga koka dhe e kan futur ne makin si thes me miell?..i aksidentuari mund te ket patur demtime te vertebrave ose te organeve te brendeshme,dhe keta qe kerkuan ta ndihmonin mund ta ken demtuar me shume:

    Përgjigju
  • Ledio: 31/01/2020 23:35

    Nuk e njoh personalisht por nqs eshte si ata "biznesmenet" e tjere te kromit qe ua marrin shpirtin minatorve sme vjen keq fare

    Përgjigju
    • Ana: 01/02/2020 12:41

      Kur nuk e njeh mos fol... Jan te rrall njerz si puna e ketij ... po zoti ju a lehtesoft dhimbjen familjareve edhe ne te afermeve te tij

    • Ildi: 01/02/2020 12:00

      Ta kesh te sigurt nuk ka qen si te gjith ato tjeret, ka qen nje nga te vetmit qe I mbante puntoret ne pllam te dores

  • Iliria e bashkuar: 31/01/2020 22:00

    Mbase vrasje me qellim ?

    Përgjigju
    • goni: 01/02/2020 06:04

      dilet be bulqiz per eche sportive?