Një histori e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Kolumbi. 4 fëmijë kanë mbijetuar pas një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj dhe janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane.
Katër fëmijët e grupit etnik Huitoto, të cilët prej më shumë se një muaj u endën në xhungël, mbërritën sot me aeroplan në Bogota.
Ata udhëtuan nga San Joseé del Guaviare për në kryeqytetin Bogota me avion ushtarak, së bashku me babanë e tyre, njërin nga gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Në bazën ajrore, raporton gazeta El Tiempo, i prisnin katër autoambulanca, në të cilat u transferuan në spitalin ushtarak në Bogota ku do të kryejnë kontrollet mjekësore.
Përmes Twitter-it, Ministria e Mbrojtjes kolumbiane nënvizoi se pjesa më e vështirë e operacionit të shpëtimit të kryer pasditen e djeshme ishte ajo e sjelljes së katër fëmijëve nga pylli i dendur i Guaviare në të cilin u gjetën, në një helikopter, i cili ndodhet mbi 60 metra lartësi pasi nuk mund të ulej për shkak të pemëve.
Forcat speciale të ushtrisë shihen në video duke marrë katër fëmijët në krahë dhe me ndihmën e një kablloje metalike të lidhur me një çikrik të drejtuar nga avioni, i kanë marrë në bord.
Sipas ministrisë misioni është kryer me sukses dhe fëmijët janë dërguar tashmë në spital. Në foto, të rinjtë nga komunitetit Huitoto duken në gjendje shëndetësore të dobët.
Lajmi kryesor:
VIDEO/Ndodh mrekullia! 4 fëmijë i mbijetojnë aksidentit ajror dhe gjenden të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2617
Lajme të tjera
-
Gabimet që çuan në qeli kriminelët më të kërkuar në Evropë, ja si u ndoqën 2 shqiptarët pas samitit 3-ditor të drogës në Kolumbi
21 Shtator, 16:41
-
FOTO+EMRI/ I shpallur në kërkim nga Interpoli, pas ‘El Gordos’ kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi
3 Shtator, 11:35
-
Investigimi në Kolumbi/ Si ra në grackë 'Bullafiqi', shqiptari në kërkim për trafik droge i çoi foto agjentit të infiltruar si grua! Kishte lidhje dhe në Shqipëri
30 Gusht, 11:05
-
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar në 180 shtete për trafik droge, arrestohet shqiptari në Kolumbi! Njihej me nofkën ‘Niko’ apo ‘El Gordo’
26 Gusht, 16:59
-
Mbijetuan 40 ditë në xhungël, 4 fëmijët dalin nga spitali! Mjekët: Janë në gjendje të mirë shëndetësore
15 Korrik, 13:23
-
VIDEO/Aksident tragjik në Kolumbi! Dy pilotë humbin jetën nga përplasja në ajër e avionëve ushtarakë
2 Korrik, 17:10
-
Flasin fëmijët që mbijetuan 40 ditë në xhungël: Nëna ndërroi jetë 4 ditë pas rrëzimit të avionit! Amaneti i saj ishte që të shpëtonim
12 Qershor, 10:44
-
Mrekullia në Kolumbi! Sakrifica e qenit hero, humbi në xhugël pasi shpëtoi fëmijët të gjallë pas 40 ditësh! Asnjë gjurmë prej tij
11 Qershor, 14:27
-
VIDEO/Ndodh mrekullia! 4 fëmijë i mbijetojnë aksidentit ajror dhe gjenden të gjallë pas 40 ditësh në xhunglën kolumbiane
10 Qershor, 07:44
-
Përgjaket derbi në Kolumbi, dy tifozë humbin jetën dhe 14 plagosen rëndë! Ultrasit të shtrirë në rrugë (PAMJE TË RËNDA)
1 Maj, 13:15
-
5.5 ton kokainë sekuestrohen në Kolumbi, 13 milionë doza do të kapnin në treg vlerën 184 milionë dollarë
30 Prill, 10:55
-
VIDEO/ Përleshje masive me policinë dhe 89 të lënduar në stadium, anulohet 'El Clasico' në Kolumbi! Tifozët 'mbajnë peng' klubin
18 Prill, 14:32