Kryepolici Skënder Hita pezulloi nga detyra shefin e Komisariatit të Shkodrës Bekim Lika, shefin e stacionit të policisë në Velipojë Zef Marku dhe inspektorin Samet Kadroji, pasi në fshatin Reç i Ri në Velipojë u gjetën 7446 bimë kanabisi të kultivuara.
Ata u vunë edhe nën hetim të thellë disiplinor, bashkë me dy efektivë përgjegjës për kontrollin e territorit ku u gjetën bimët.
Sipas policisë, bimët ishin kultivuar në një zonë fushore, lehtësisht të verifikueshme, por autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë.
Hita urdhëroi gjithashtu nisjen e një hetimi të thelluar administrativ.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente



