Iu kap 5 herë kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit' dhe nis hetimet pasurore! Pronari ende në arrati

TIRANË- Pas 5 ngarkesave me banane ku u kap edhe kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Report Tv mëson se veç sekuestros, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë e cila ka aksioner kryesorë Eduart Dauti dhe vëllanë e tij, Barjon Gumeni tashmë të arrestuar.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit “Alba Exotic Fruit”, bazuar në parashikimet e nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, bazuar në parashikimet e ligjit nr.9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik “Alba Exotic Fruit”, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,  28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal", thuhet në njoftim. 

Sasia më e fundit e kokainës kapur në kontenierët ku kjo kompani kishte marrë banane nga Ekuadori ishte më 12 tetor 2021 në vazhdim të operacionit “Rada“. Pronari kësaj kompanie Eduart Dauti është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ajo që mbeti një mister ishte fakti se si prej korrikut kur u kap sasia e parë kjo kompani nga SPAK ishte ende aktive. Në 5 rastet e vitit 2021 në konteinierët ku ishin bananet Policia e Shtetit dhe SPAK sekuestroi afro 50 kg kokainë.

Më herët, ishte avokati i kësaj kompanie, Baftjar Rusi që kërkoi nëpërmjet një memo ndihmën e SPAK dhe ambasadës së SHBA-së për të gjetur trafikantët e vërtet të drogës. Pasi sipas tij, kompania Alba Exotic Fruit s‘kishte asnjë lidhje me kokainën dhe ishin grupet kriminale dhe konkurrentët e bananeve ata që drejtonin këtë trafik.

Historiku i kësaj kompanie me drogën
Hera e fundit që kjo kompani u kap me drogë ishte në 12 tetor ku gjetën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Përveç rastit të 3 ditëve më parë, "Alba Exotic Fruit" është kapur me kokainë në konteinerët me banane edhe në 5 operacione të tjera. Në 7 shtator, ku iu kapën  7.7 kg kokainë. Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.  Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmend K.: 16/10/2021 09:16

    Porti i Durrësit është si një "bark i butë" për trafikantët. Terminali i kontejnerëve duhet të jetë në Kalata Lindore menjëherë pranë Skanerëve dhe duhet të qëndrojë atje përgjithmonë. Koha aktuale, kontejnerët e importit do të skanojnë në pjesën tjetër të portit, distanca 1.5 km. Kjo zonë është si një shaka, pa siguri! Nëse jeni serioz, duhet të sillni shërbimin e kontejnerëve së bashku me skanerin në Kalata Lindore dhe ta bëni atë të stacionuar përgjithmonë.

    Përgjigju
  • Albi: 15/10/2021 22:53

    Po shteti pse nuk lejon qe firma te terheq sasin e droges qe supozohet te kete porositur dhe me pas te bej ndalimin pra jashte portit. Se cfare ngarkohet neper konteiner nuk eshte pergjegjesi e firmes. Me duket se para 1 viti ne konteinerat e kesaj firme drogen e futur e merrnin ne port kriminel te tjere.

    Përgjigju
  • Loni: 15/10/2021 21:25

    Pese here kokaine, edhe bufi e kupton qe kartelet po tallin bizhdilen. Po u japin ca kocka, ti lepijne antidroga dhe neper kanale te tjere transportojne ngarkesa te pashqetesuar. Ska faje pronari i shkrete. Ai kontrakton, pagun gaturen dhe pret mallin. As nuk e ngarkon, as nuk eshte pronar i mjeteve te transportit, as eshte doganier, polic. Nese ta zeme, do ishte hapur kontenieri ne France ose Itali, ose Spanje, ose Greqi, prape ky i toni do e hante. Po ca beni se late nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

I morën 500 euro secilit për t’i kaluar drejt Kosovës, kapen në hyrje të Tunelit të Kalimashit 4 persona me 46 emigrantë sirianë