U kap me 1 kg kokainë së bashku me efektivin e RENEA-s, zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit: Dy të tjerët e arrestuar s'kanë lidhje me mua, janë të rastësishëm

Është zbardhur dëshmia e Dedë Nimanit, 62 vjeçarit të arrestuar tre ditë më parë në Tiranë, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë, së bashku me efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi dhe një person tjetër, Luan Gaçi. Në dëshminë  e tij, të siguruar nga gazetari i "Report TV" Arsen Rusta, Nimani merr të gjithë përgjegjësinë mbi vete, ndërsa thotë se dy personat e tjerë të arrestuar, Liçi dhe Gaçi, nuk kanë lidhje me të dhe lëndën narkotike.

Sipas tij, Gaçin e ka marrë si shofer për të shkuar dhe për të marrë lëndën narkotike, duke mos ia bërë të ditur atij. Më pas, i ka kërkuar që ta presë diku në rrugën e Ndroqit, në mënyrë që ai të mos e merrte vesh për lëndën narkotike. Nga vendi ku ka marrë drogën dhe deri te vendi ku e priste Gaçi, Nimani thotë se ka shkuar me një makinë të rastit që e ndaloi, që rezulton të ketë qenë efektivi i RENEA-s, por që 62-vjeçari thotë se nuk e njeh dhe se as nuk ia mësoi emrin.

"Kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge. Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa. Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj,per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit. Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy,kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar. Kam hipur ne kete makine,pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin. Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve. Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike. Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar!", ka thënë ai.

Ndërkohë mësohet se në të njëjtën linjë me të ka qenë dhe efektivi Xhulio Liçi, i cili në dëshminë e tij ka thënë se nuk e njihte Ded Nimanin. Sipas Liçit, Nimani e kishte ndaluar në zonën e Plepave dhe se nuk ishte hera e parë merrte njerëz të rastësishëm kur kthehej nga puna.

Nimani thotë më tej në dëshminë e tij se janë arsyet ekonomike dhe që e kanë 'detyruar' të shesë drogë.

"Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te famniljes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar", ka deklaruar 62-vjeçari.

Xhulio Liçi, Dedë Nimani dhe Luan Gaçi u arrestuan pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të Nimanit dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Dedë Nimani rezulton person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Gjykata e la 35 ditë në burg, avokati i Liçit: Ishte rastësi, Dedë Nimanin e mori në makinë se ishte i moshuar!

 

 

Avokati i Xhulio Liçit, Ferdinand Doja, në një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "35 ditë burg" për efektivin e RENEA-s, tha se ky i fundit e mori rastësisht në makinë Nimanin, pasi ishte i moshuar. I pyetur nëse dëshmia e këtij të fundit, i cili liroi nga përgjegjësia Liçin, është një mënyrë për ta shmangur atë nga përgjegjësia, avokati tha prerë jo dhe se nëse do të ishte kështu, do të kishte të paktën një provë indirekte.

"Ishte rastësi, e morri në makinë Nimanin se ishte i moshuar. Absolutisht jo, do të kishte një provë indirekte në rast se do të ishim përpara deklarimeve të pavërteta, qoftë edhe një shkëmbin numri celular të tyre. Nëse Deda do ishte duke pritur këtë person, s'kishte pse e bënte këtë rrugë në këmbë pasi ka marrë drogën, në pritje të një makine që po vinte për të", tha ai.

Ora 11:30
U kapën me mbi 1 kg kokainë, caktohet 35 ditë burg për efektivin e RENEA-s dhe arrest në burg për Dedë Nimanin! Lihet në arrest shtëpie Luan Gaçi

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçin. Po ashtu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa “arrest shtëpie” është dhënë për Luan Gaçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LOSHI: 17/05/2021 18:18

    Nuk publikohem emrat pa patur sigurin per situaten, pa verifikuar dhe bledhur provat, akuzon dhe denon publikisht 2 persona qe ndoshta skan patur lidhje me kete gje. Nje person eshte i pafajshem deri ne momentin e vendimit te gjykates more gazetara dhe polica hetues. Po dolen te pafajshem shteti ti paguaj demet per kete gje qe kan pesuar. Nese une shkoj dhe bej nje vizit ne shtepin e nje person qe ka droge ne shtepi, sesben un jam trafikant? Nese ketij i gjejn nje kufom ne shtepi un jam bashkfajtor?? Shteti duhet ta dimostroj fajtorin, dhe morali i popullit vjen me von. Uria per lajme ka nje limit!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 17/05/2021 11:53

    Per te qare e per te qeshur.Kur u arestuar ne flagranza nga policine u tha se kishte 3 dite qe ndiqeshin nga shckb,a si quhet,sepse ishin marre te dhena ne rruge operative.Dhe tani ngrihet alibi e stisur se ishte rastesore,bera autostop,shoqeri u kujdes ta fuste ne bagazh(nje pako nje kg.mendoni nje paako sheqer ne dore dhe per kete pako hapet bagazhinga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium