U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, lihet në burg efektivi i RENEA-s, dëshmia: Paratë i mora 20 minuta para arrestimit! I sekuestrohen edhe 4 celularë

“Paratë ia mora një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e mia personale”. Kjo ishte dëshmia që dha efektivi i RENEA-s Altin Morina para trupit gjykues që i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’. Ndaj tij rëndon vetëm akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pasi u kap në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë me 113 mijë euro brenda makinës luksoze tip ‘Audi’.

Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmenit të ndërtimit duke shtuar se ka dokumentacionin por nuk e dorëzon pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë. Përveç parave, në makinë iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan. Katër aparatet celular që i janë sekuestruar do të ekzaminohen dhe hapen për të parë nëse do të sigurohen prova të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale.

Kështu do të vërtetohet nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Ndërkohë ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Vetëm 2 orë para se të arrestohej, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar.

Ndërkohë, burime për Report Tv bënë me dije se para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk është ndaluar në momentin që ishte me të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
U kap me 113 mijë euro në makinë, lihet në burg efektivi i RENEA-s, dëshmia para gjykatës: Ia mora borxh një biznesmeni 20 minuta para arrestit

1678809409_finalprojekt.00352701.Still021.jpg

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën "arrest në burg" pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina, i arrestuar të martën pasdite te Komuna e Parisit me 113 mijë euro në makinë. Efektivi Morina ka pretenduar në seancën e masës së sigurisë se paratë që iu gjetën në makinë i ka të justifikuara dhe sipas tij i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh, për të cilat do të paraqitet dokumentacion.

Morina në seancë ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi. Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, ajo e shpërdorimit të detyrës ka rënë dhe akuzohet vetëm për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Bashkë me sasinë prej më shumë se 100 mijë eurove Moronës iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan.

“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.

Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar. Si ka dorëzuar pasi sipas tij ka barrën e provës vetë prokuroria për t'i vërtetuar.

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 20/03/2023 05:51

    Po drejtues organi Ligjzbatues që banon tek Kodra Diellit vetëm një është ish kryepolici drejtues aktual i A.M.P

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2023 00:01

    O.K.,po te lejojme /benefit of doubt/persa i perket parave,po 4 celulareve si i behet? Zakonisht nje person mund te kete 1-2 celulare,por kur ke me teper,atehere ndryshon puna.

    Përgjigju
  • flor: 18/03/2023 15:21

    merrjani dhw mak8nen,,,se edhe ate me leke droge e ka bere.....

    Përgjigju
  • Enio Zusi: 18/03/2023 12:19

    Problem se duhet me pagu vrasesit qe ndihmun Haton e Bajrave. Policia po i mban nen veshgim se i njeh te gjithe po duhet me provu me i pagu edhe nje here. Halle halle kjo dunja

    Përgjigju
  • Valentin K: 18/03/2023 11:36

    Martinajt vete jan tu mbledh borxhet nder milet se shume osht tu jau vjedh dhenderi tyne

    Përgjigju
    • kacorri: 18/03/2023 11:53

      sikur eshte ne burg e kapen me pistolete!

  • [email protected]: 18/03/2023 10:34

    Po mër plak, i ke të tuat ahahahaha...i keni bo 100.000€ sikur të jenë patatina, s'jan gjë fare për ju, aq të qelbur jeni kokë e këmbë.

    Përgjigju
  • Toni: 18/03/2023 10:27

    nuk mbarojne gogolat ne ate vend ...

    Përgjigju
  • Adi: 18/03/2023 09:47

    Ket e din gjith se asht pjes e grupit visit , ka marr pjes dhe ne disa ngjarje kriminale. Kush ja dha audin 100 mij eurosh dhe gjith ato para kesh ??

    Përgjigju
  • Renea: 18/03/2023 09:25

    Ky dihet boterisht se eshte ushtari Martinajt dhe roje personale i Fab Allushajt. Ka paguar gjithe hiearkine ne Polici te Shtetit qe mos ta “bezdisin” kur punonte per bandat. Ka 1 vit që nuk paraqitet ne pune.

    Përgjigju
    • Kapterri: 20/03/2023 07:29

      Amon na shpjego pak kte termin „ Boterisht“ dhe na ndrico me zgjuarsine tende

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete