U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje

U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje

Një 22-vjeçar me detyrë zjarrfikës, është vënë në pranga nga uniformat blu pasi këta të fundit i gjetën 13 doza kokaine në makinë dhe një armë pa leje në shtëpi.

Eldi Shehaj, me profesion zjarrfikës është arrestuar pasi gjatë kontrollit të kryer nga policia në automjetin e tij  “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparate telefonikë celularë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja