U kap me 4 kg marijuanë në qëndrën e azilantëve, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me 4 kg marijuanë në qëndrën e azilantëve, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge në kryeqytetin italian, në Romë. Sipas mediave italiane mësohet se 31-vjeçari ishte një person që nuk kishte një banesë fikse në kryeqytetin italian ndërsa akuzohet për posedim të lëndëve narkotike dhe shitje.

Bëhet e ditur se karabinierët dyshuan kur e panë shqiptarin që po fliste me disa nigerianë dhe vendosën që ta ndiqnin atë. Mediat italiane informojnë se në qendrën e strehimit të azilantëve dhe emigrantëve, 31 vjeçari u fut me një çantë në dorë.

Nga kontrollohet e kryera rezultoi se ai mbante të fshehur në bagazhin e makinës 4 kilogramë marijuanë të ndarë në pjesë e të mbështjellë me natriban.

Dyshimet praprake të policisë, janë se brenda qendrës së strehimit të azilantëve gjendet një apo disa persona, të cilët kishin bërë porosinë për lëndën narkotike tek 31 vjeçari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin