U kap me dokumente të falsifikuara greke në Britani, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13.5 muaj burgim

U kap me dokumente të falsifikuara greke në Britani, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me 13.5 muaj burgim

Ina Bufi

BRITANI E MADHE- Një vajzë 22-vjeçare shqiptare është dënuar nga gjykata  britanike me 13 muaj e gjysmë burgim pasi u kap me dokumente të falsifikuara.

Mediat britanike shkruajnë se Ina Bufi u ndalua Korrikun e vitit të kaluar nga policët e kufirit në portin e Holyhead, teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Kur agjentët i kërkuan dokumentet, ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke.

 Ina këmbëngulte se ishin origjinale, por në fund pranoi se është qytetare shqiptare dhe nuk ka të drejtë hyrjeje në Britani të Madhe.

Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe 5 shqiptarë ilegalisht në Britani, por ai nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar.

Ajo u arrestua dhe u akuzua për posedim të dokumenteve false.

Para gjykatës ajo tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani. Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara.

22-vjeçarja pranoi akuzat e prokurorisë, ndërsa avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”.

Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

Në fund gjykatësi dha dënimin me 13.5 muaj burgim për 22-vjeçaren shqiptare, si dhe urdhëroi konfiskimin e dokumenteve false greke që përdoreshin prej saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pajtim: 14/02/2020 16:25

    Nje uj qe nuk leviz nuk pihet O milet.lenle vajzen ne hadhe te veta dhe shikoni punen tuaj,se kjo gje mund ti ndholl gjith'kujt.pershendes vajzen me guzim te fort rrespekt.

    Përgjigju
  • ej ç'bohet: 13/02/2020 16:25

    O Ina, je e modhe. Me duket padrejtesi e madhe te denohet nje vajze e re se paska ikur per pune e per nje jete me te mire. Ato anglezet te te largonin e deportonin ne Greqi e kaq mbyllej kjo histori. Duan te vene rregull, kur kaosi e rremuja ka kapluar te gjithe Boten mbare, e i bien ne qafe nje cope vajze vetem 22 vjeçe?!!....

    Përgjigju
  • tori: 13/02/2020 07:11

    Mlidheni mendjen:kush largohet pa dokumenta te rregullta nga Shqiperia e leje pune ne at vend qe shkon,rrezikohet per te mbijetu.Per te jetuar jane kto 4 mundesit:hajdutlleku.2-puna zeze. 3-prostitucioni.4-ushtar te trafikanteve te droges.Ne te gjitha rastet perfundimisht I pret burgu.O budallenj:cdo shtet ka rregullat e ligjet e veta e ato zbatohen nga te gjithe.Mjaft me vaje,mashtrime ala shqiptare.Bota ka rregullat e vehta e ne duhet te perpiqemi ti zbatojme ato.Per dijeni ne asnje vend te botes nuk pranohen njerez injoranta,pa zanat e gjuhe kushdo qofte ai.Te gjithe heret apo vone do rikthehen.Mbajeni ne mend,asnje bank ne cdo vend te botes nuk I pranon si klient te bankes pa leje qendrim e punesimi e paret e "punesimit te zi" rezikojne detyrimisht emigrantet jo te ligjeshem per burgim

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 12/02/2020 20:33

    Pse iku derisa eshte infermiere. Aty pa dokumenta spunon dot infermiere qe do ishte mire sepse do bente mire leke. Apo ka ikur per te punuar ne ndonje "Shtepi Bari" ose Prostitute?? Ska asnje meshire, tani do haje burgen dhe ri-atdhesimin.

    Përgjigju
    • Ina: 13/02/2020 09:29

      Eee do punoja ne ndonj bar sille edhe motren tate se ka shum pune..!

  • Skllaveri: 12/02/2020 20:04

    Gjyna Ajo paska mbaruar Shkollen Si Infermiere..Prefesion i Nderuar kudo ne Bote ... Fatekeqesi ,,qe e paskan denuar ! Hehe Cercilli Angleze ,te Skllaveron,te vrete ,,te degjeneron.. Njerezit qe duhan te sigurojne buken e gojes ..Ndersa Kriminelet tane Politikane ,veshin fustanet e grave ..se legenat Simpatizante i kane kudo qe ndodhen..

    Përgjigju
  • O kafsha: 12/02/2020 19:53

    Po ti qenke kafshe komplet,ca fajit ka kjo qe ik x jete me tmire

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/02/2020 19:15

    Turp për të në rradhe të parë qe i vuri vetes damke. Turp për ne qe na e nxine emrin e turp për politikanët tanë qe i shkaterruan e derrmuar shqiptarët të cilët nuk kanë të ardhme në Shqiperi.

    Përgjigju
    • Nora: 12/02/2020 22:11

      Sa pa fat ,ishalla i ecen pasi te lirohet

    • Diti: 12/02/2020 20:31

      Ku eshte turpi ktu? Turp eshte te rrish ne kafe gjith dites me lekt e babes, hallall ja baft zoti kush rrezikon dhe can perpara ne jete, ishalla lirim sa me te shpejt per vajzen.

    • Ina: 12/02/2020 19:51

      Turp te vij ty se nga halli e kam se kam ber shkoll 20 vjet e ska pun .. maskara

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve