U kap me drogë dhe armë, shtyhet gjyqi i këngëtarit grek Notis Sfakianakis

Këngëtari Notis Sfakianakis

GREQI- Këngëtari me origjinë greke Notis Sfakianakis është paraqitur ditën e sotme përpara gjykatës pasi është kapur mbrëmjen e së dielës në një kontroll rutinë nga policia me një sasi të lëndësh narkotike kokainë dhe një armë të cilën e posedonte pa leje.

Sipas mediave greke Notis është paraqitur në gjykatë me maskë, syze dhe kapele dhe me pranga në duar por gjyqi është shtyrë për datën 2 dhjetor pasi avokati i tij ndodhej në një qytet tjetër për shkak të një gjyqi.

Këngëtari pretendon se armën e ka pasi ndihet i rrezikuar siç i tha edhe policisë kur u ndalua “ Mbaj armë me vete pasi ndihem i rrezikuar, letrat e lejes më kanë skaduar”

Ai është ndaluar rreth orës tetë të darkës mbrëmjen e së dielës  në një kontroll të zakonshëm policor në kuadër të zbatimit të masave antiCOVID. Ylli i muzikës greke po udhëtonte me makinën e tij luksoze te tipit “Range Rover”, ku edhe u zbuluan kokaina dhe arma të cilën e posedonte pa leje.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento

Komente

  • Berat: 30/11/2020 20:10

    Sa bukur i jepni lajmet hajjjj te kush gje Kengetari me origjin greke.Esht grek o gazetar

    Përgjigju
  • Bylisi: 30/11/2020 17:21

    O derman ku e ndaluan policat kte ne tepelene qe thoni kengetari me orgjine greke

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë