Vetëm 1 vit në burg për 4 mina me telekomandë dhe 3 kg kanabis, Gjykata e Lezhës liron vëllain e Alketa Vejsiut (VIDEO)

LEZHE -  Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia e burgut Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu i cili u arrestua një vit më parë me 4 mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike.

Endrit Vejsiu u dënua me 6 vite burg për dy vepra penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Pavarësisht dënimit Vejsiu nuk do të qëndrojë në burg pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i shkon në 4 vite heqje lirie, të cilat sipas gjykatës ai do t'i shlyejë pjesën e mbetur të dënimit me shërbim prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh dhe jo pas hekurave. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga Artan Hajredinaj.

Endrit Vejsiu u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e 30 shtatorit të vitit 2018, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në automjetin e tij u gjeten të fshehura  4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.

Video e tetorit 2018 kur Endrit Vejsiu del para gjykatës së Lezhës

5 vite shërbim prove, Gjykata: të lirohet nga burgu "Jordan Misja"

Për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", gjykata e dënoi Endrit Vejsiun me 5 vite burgim.  Për "mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve", armëve shpërthyese dhe municionit, gjykata e dënoi me 5 vite, pra 10 vite në total për të dyja veprat. Por në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, me bashkimin e dënimeve për disa vepra penale ndaj tij u mor një dënim i vetëm prej 6 vite burgim. Në sajë të gjykimit të shkurtuar, Endrit Vejsiut i ulet 1/3 e dënimit, dhe përfundimisht dënohet me 4 vite burgim, thotë Gjykata e Lezhës në vendimin e saj marrë më 15 tetor.

"Në aplikim te nenit 59 te Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të pjesës së dënimit të mbetur pavuajtur, duke e vënë në provë të pandehurin, për një periudhë kohe prei 5 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Zyra Vendore Tiranë", thuhet në vendimin e Gjykatës që e ka dënuar përfundimisht me 5 vite shërbim prove. Me këtë vendim shuhet edhe masa e arrestit dhënë nga Gjykata më 2 tetor 2018 dhe lirimi i tij nga burgu "Jordan Misja".

Endrit Vejsiu duhet gjithashtu që mos shoqërohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

Pika e fundit e vendimit të gjykatës është që "provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë"

VIDEO e aksionit të Shtatorit 2018 ku u arrestua Endrit Vejsiu

Vendimi i Gjykates se Lezhes

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Vejsiu per kryerjen e vepres penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Vejsiu për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/5 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për disa vepra penale dhe dënimin e të pandehurit Endrit Vejsiu, me një dënim të vetëm prej 6 (gjashte) vite burgim.

4. Ne zbatim te nenit 406/1 te Kodit te Procedures Penale, te pandehurit Endrit Vejsiu i ulet 1/3 (nje e treta) e denimit te dhene, duke u denuar perfundimisht me 4(kater) vjet burgim.

5. Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te pjeses se denimit te mbetur pavuajtur, duke e vene ne prove te pandehurin, per nje periudhe kohe prei 5(pese) vitesh, me kusht qe gjate kesaj kohe, duke filluar nga dita e neserme e shpalljes se ketij vendimi, i pandehuri te mos kryeje asnje veper tjeter penale si dhe te mbaje kontakte me Sherbimin Proves Zyra Vendore Tirane.

6. Ne aplikim te nenit 389 te K.Pr.Penale urdherohet shuarja e mases se sigurimit "Arrest ne burg" dhene ndaj te pandehurit Endrit Vejsiu me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe Nr 336 date 02.10.2018 dhe lirimin e menjehereshem te pandehurit Endrit Vejsiu nga ambientet e IEVP “Jordan Misja” Tirane, nese nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i denuar per ndonje veper tjeter penale.

7. Në zbatim të kërkesave 60 pika 9 dhe 10 të K.Penal të urdhërohet i pandehuri Endrit Vejsiu që mos shoqëerohet me persona të dënuar si dhe të mos mbajë apo përdori armë.

8. Në bazë të nenit 190 pika 1 gërma “b” të K.Proc.Penale, provat materiale konkretisht materiale bimor (cannabis sattiva) sekuestruar me datë 30.09.2018 në automjetin tip OPEL CORSA, me targa AA 419 SP që drejtohej nga shtetasi Endrit Vejsiu të asgjësohet, e cila është lënë në ruajtje në Magazinën Qendrore të drogave Tiranë.

Endrit Vejsiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 18/10/2019 20:28

    E vertet o miqt e mi cna ka gjet ne te shkreteve me keto gjygjtar te digjineruar!!!

    Përgjigju
  • Beni: 18/10/2019 15:44

    Gjyqtarin e paska henger ujku me kete lirim qe paska bere i gjori i grupit KÇK.

    Përgjigju
  • BRSS: 18/10/2019 13:11

    KETA QE MARIN JET NJERZISH DENOHEN NJE VIT BURG ATA QE SPAGUAJN DRITAT TRE VJET BURG TE QIFSHA DREJTESIN DHE GJYQTARET SHTET I DEGRADUAR KURR SKA PER TU BER KY VEND

    Përgjigju
  • Jani: 18/10/2019 12:59

    Ta provoj dhe une te transportoj droge dhe mina. Per 1 vit burg ja vlen. Vetem se une nuk kam moter alketen ndaj po e mendoj. Dhe te mendoni qe per disa kile po vuajne nga 10 vite njerzit. Ky po qe eshte sistem.

    Përgjigju
  • Niku: 18/10/2019 12:49

    1 vit burg per terrorizem ???? 1 vit deri ne 6 vite per 10gr marijuana.Rama,balla,braçe,spilollari i kane bere detyrat e shtepise.Europe Hapi Dyert Se Po Vijme.VETINGU I PASTROI TE KORRUPTUARIT.

    Përgjigju
  • Liri: 18/10/2019 12:32

    Ndoshta ka bashkepunuar me drejtesine dhe ka treguar furnitorin dhe destinacionin. Perndryshe, duket vendim skandaloz per 4 mina ideuar per te marre 4 jete.

    Përgjigju
  • Fadili: 18/10/2019 12:25

    Ju befshi ilace gjyqtarit te Lezhe qe e paska liruar kete kriminel.

    Përgjigju
  • Lorenci: 18/10/2019 12:23

    KÇK-ja ne veprim.

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2019 12:10

    E provoshit minën me telekomandë në kokat tuaj o plehra gjyqtarë!!

    Përgjigju
  • Emi: 18/10/2019 12:06

    Perta nuk baj perparime shqipnija se kena drecin e burkur.

    Përgjigju
  • Timo: 18/10/2019 12:01

    Ketu nuk hyn fare KCK qe thote Rama por hyn direkt PK i Alketes si dashnore e vjeter e Rames. Konstandini vrau 5 vete dhe mori gjykim te shkurtuar. Se mos pij ndonjeri nga ju ndonje cigare hashash ne rruge sepse te jeni te sigurt qe do denoheni dhe do vuani dyfishin e burgut te ketij bastardi te pushtetit. Shteti ka rene, jeta eshte e pasigurt per shumicen e njerezve. Oligarket dhe dashnoret jane mbi ligjin.

    Përgjigju
    • anna: 18/10/2019 13:44

      Timo shume e vertete

  • Bardhoku: 18/10/2019 11:59

    Njerzit kane lesht neper burgje me ket akuze.....patjeter qe prokuror do kete qene bardhok lleshi!

    Përgjigju
  • Drejtesia e perdhunuar: 18/10/2019 11:58

    Ktu nuk ka shtet,po te kete shtet menjehere duhet te denohen kta gjyqtare ne vend te ktij qe liruan,le ta bejne kta burgun ne vend te tij. Ku je ministria drejtesise? Fli gjum fli...

    Përgjigju
  • Agim: 18/10/2019 11:49

    Ca gjyqatre funserrina. Ti bin familjes tyre kto mina do ishte mire ta kuptonin ti hidgeshin ne ajer robt e tyre

    Përgjigju
    • Niku: 18/10/2019 12:31

      Te bllokosh rrugen burg nga 1 deri ne 6 vite.Te jesh terrorist 1 vit.Hapi dyert Europe se i kemi bere detyrat e shtepise siç thote rama dhe papagalli i tij balla.

  • Edmir: 18/10/2019 11:43

    ka paguar kunati ose burri Alketes "biznesmen ndertimi"

    Përgjigju
  • eli: 18/10/2019 11:33

    Ato mina vrafshingjyqtaret dhe prokuroret!

    Përgjigju
    • Artan: 18/10/2019 21:41

      Un jam gjykatsi i ceshtjes. Qa drecin keni ce flisni kot pa ludhje? E kam pa dosjen un dhe madje atij duhet me i pagu shteti edhe lekt e burgut te padrejt. Po kto nuk ja llash e duhet me mthan falimners. Te padukat. Pastaj prokurori erdhi me ok, ka ba penim per minat nersa per drog ka dal perdurus. Ju bani sikur i dini tana. Nuk e dini ca heaim ne te shkretet car presioni kemi. Namt ju rafshin kres juve.

  • Ilir: 18/10/2019 11:10

    I shperthefte ndonje bombe gjyqtarit mu ne bythe ishalla!

    Përgjigju
  • Artur: 18/10/2019 10:39

    Super drejtesi!

    Përgjigju
  • Fredi: 18/10/2019 10:37

    c'fare komenti duhet bere ,per nje cigare hashash tre vite burg me avokat te paguar nga shteti per akte terroriste 2 vjet burg ,te thuash turp eshte pak

    Përgjigju
    • Fredi PithRobi: 18/10/2019 12:51

      Ishalla BOMBA JU PLASTË brenda BREKËVE FËMIJËVE të GJYQTARËVE dhe PROKURORËVE , bashkë me KRYEKUSARËT E POLITIKËS LAVIRE 29 VJEÇARE !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qoftë (PA)DREJTËSIA e PLEPAVE të Durrësit bashkë me SOJ e SOROLLOP ISHALL O ZOT I MADH!!! MOS E GËZOFSHI GJËNÊ E VJEDHUR dhe i Bëfshi ILAÇE KANCERI dhe TUMORI , PARATË e VJEDHURA dhe të ZHVATURA të PADREJTËSISË 29 Vjeçare !!!!

  • erjon: 18/10/2019 10:30

    po 4 mina jan minimalisht 4 jet qe do vdisnin nga dora e ketij koktulit...po pse me kaq shum vlen jeta ketij para te tjerve?

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 18/10/2019 10:21

    Le ta bejme deputet me mire.

    Përgjigju
  • Ok: 18/10/2019 10:13

    Bravo . Shembuj të tillë na duhen nga drejtësia . Bravo

    Përgjigju
  • Erik: 18/10/2019 09:52

    KÇK-ja ne veprim. Nisma e mazhorances per izolimin e KCK-se duhet bere nje ore e me pare per moslejuar qe gjithe kriminelet te lene burgun dhe t'i kemi perseri rrugeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027