6 shtetas janë vënë në hetim nga policia pasi janë kapur duke prerë dru në mënyrë të kundraligjashme në Bulqizë dhe në Mat.
Policia njofton se nga shërbimet e policisë në Bulqizë, në pyllin e fshatit Çerenec, kanë kapur duke prerë lëndë drusore në kundërshtim me ligjin 4 shtetas dhe konkretisht V.Gj., 50 vjeç; M.Gj., 48 vjeç; P. Gj., 57 vjeç; P.Gj., 68 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në mënyrë të organizuar, prisnin lëndë drusore dhe e grumbullonin brenda zonës pyjore, me qëllim fshehjen nga kontrolli i policisë dhe transportimin e saj me kafshë pune.
Po ashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në pyllin e fshatit Lis, kapën shtetasit E.B., 22 vjeç dhe E.B., 20 vjeç (vëllezër), duke transportuar një sasi lënde drusore të cilën e kishin prerë në kundërshtim me ligjin.
Për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 6 shtetasit e lartëpërmendur për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", kryer në bashkëpunim.
Gjithsej, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 m³ lëndë drusore, dy motosharra dhe një mjet zetor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.7%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 360
Lajme të tjera
-
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
30 Prill, 13:23
-
I dehur në tribunë, policia e Burrelit shoqëron tifozin që hodhi sende në fushë! Ndeshja përfundon 2-0 për vendasit
28 Prill, 22:31
-
Dibër/ 35 vjeçari aplikon për kredi në emrin e dikujt tjetë përmes degës postare Peshkopi
26 Prill, 15:16
-
Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore
26 Prill, 10:49
-
Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën
24 Prill, 16:57
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%
22 Prill, 16:08
-
Dëbora zbardh stadiumin, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
21 Prill, 15:43
-
FOTO/ Puka mbulohet nga dëbora, bardhësia zbukuron qytetin
21 Prill, 12:18
-
VIDEO/ Grushta mes gjimnazistëve në Bulqizë, kampionati i volejbollit përfundon me rrahje masive! Policia i shoqëron në polici
19 Prill, 19:19
-
Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet
18 Prill, 10:04
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37