U kapën në Tepelenë duke paketuar 103 kg kanabis për shitje në Vlorë, zbulohen emrat e 6 trafikantëve

U kapën në Tepelenë duke paketuar 103 kg kanabis për shitje në Vlorë, zbulohen emrat e 6 trafikantëve

Kanabisi dhe arma

TEPELENE-Zbulohen emrat e gjashtë personave që janë arrestuar për sasinë e 103 kg kanabis që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Vasjar. Trafikantët janë arrestuar pas hetimeve disa mujore, ndërsa puna vijon për prangosjen edhe të një tjetër personi që është shpallur në kërkim. Aksioni është zhvilluar nga policia e Gjirokastrës, raporton gazetari Piro Nase.

Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar janë kapur duke përpunuar dhe paketuar 103 kg kanabis me qëllim transportimin  në drejtim të qytetit të Vlorës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Të arrestuarit;
Ramiz Jahaj nga Vlora
Mikel Ziflaj nga Memaliaj
Leonidha Kociaj nga Mallakastra
Sefer Dukaj nga Vlora
Matjana Betaj nga Memaliaj
Ervin Saka nga Vlora

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/01/2020 07:35

    Normale qe policia e Gjirokastres. Ne Vlore flene gjume policia nuk eshte fare ne terezi. 30 djem te kali trojes thua sikur te jene mbledhur per te par ndeshjen... ja fusin me te pire kane filluar dhe diten tani.. la nam policia Vlores.... turp Shtet legen... pastaj thone pse ikin njerezit. Ata qe kane tru nuk duan qe femija e tyre te kaloje te keta 30 morrat e Kalit te Trojes. Morracaket, pine brenda ne X5 kupton ti ku kemi perfunduar? Ti zesh me dacka i shtrin ne shesh direkt. Po ishalla me dore te mbare policia gjirokastres..

    Përgjigju
  • Gjorm: 21/01/2020 10:09

    Tepe-lënsa të lenete nga mendja, fierakë, vlonjëtë, memalijsa nje farë.. njereze të liqe!

    Përgjigju
    • undhe ti: 21/01/2020 12:26

      po ty o nga te kemi? apo je grek ti...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite