U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 2 persona në Mirditë, sekuestrohen 20 kg kanabis, 1 automjet dhe 3 celularë

U kapën me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 2 persona në Mirditë, sekuestrohen 20 kg kanabis, 1 automjet dhe 3 celularë

Foto ilustruese

MIRDITË- Dy persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia, ku dy shtetas pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar me 20 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Dy personat janë identifikuar si Odison Jaku, 22 vjeç i cili ishte banues në Mirditë dhe Roland Papa, 37 vjeç, banues në Lezhë.

Policia bën me dije se mjeti tip "Benz" është konstatuar në fashatin Rrënja e Zezë në Mirditë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës lëndën narkotike, makinën dhe 3 celularë.

Ndaj dy të rinjve rëndon akuza  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

“Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 1 automjet dhe  3 aparate celularë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip "Benz" me drejtues shtetasin O. J. dhe pasagjer shtetasin R. P., në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.  

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. J., 22 vjeç banues në Mirditë dhe R. P., 37 vjeç, banues në Lezhë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0