U kapën me mbi 1 ton kokainë të fshehur brenda peshqve në Roterdam, dënohet shqiptari dhe 6 bashkëpunëtorët e tij

7 persona mes tyre edhe një shqiptar janë dënuar të premten nga 5 deri në 7 vite burg nga gjykata e Roterdamit. Të shtatë këta persona akuzohen për trafikimin e një sasi prej 1,125 kg kokainë.

Sipas mediave holandeze droga do të kapte një vlerë rreth 22 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Ekuadori me kontejner në portin e Roterdamit.

Arrestimi i këtyre personave që dje dolën para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit. Ndërsa njëri prej tyre u vu në pranga në Hagë.

E.L./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • kasem gahinji: 09/11/2019 12:03

    8 veta nga te cilet nje shqiptar.dhe ai permendet i pari.organizatoei hollandez dhe rrotat e damit e kalojne si nje gje te thjeshte.sa hollandeze ishin?po te huaj jo shqiptare?po shqiptare?vetem nje dhe ky evidentohet.

    Përgjigju