U kishte para borxh, shqiptarët dyshohet se ekzekutuan biznesmenin ekuadorian
Biznesmeni ekuadorian Ruben Cherres
Mafia shqiptare në Ekuador duket se ka gisht në vrasjen e biznesmenit Rubén Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023, së bashku me tre persona të tjerë, në një banjë në Punta Blanca, në veri të provincës të Shën Helenës.
Një nga transkriptet e dosjes Encuentro, të publikuar nga Prokuroria, përmban një bisedë në të cilën përmenden synimet e supozuara ndaj Cherres, sepse ai u kishte para borxh shqiptarëve.
Transkripti korrespondon me një bisedë mes disa personave në një shtëpi, e cila është regjistruar. Bashkëbiseduesit nuk identifikohen me emrat dhe mbiemrat e tyre, por me akronimet VM (zëri i një personi mashkull) dhe VF (zëri i një personi femër).
Fragmenti në të cilin përmendet se shqiptarët donin të vrisnin Charres:
VM3: …shqiptaret duan ta vrasin se ka marre nje faturë, i them, a je i sigurt se nuk ka arritur të paguajë disa milionë dollarë dhe duan ta vrasin…
Në një tjetër transkript thuhet se Cherres ishte partneri i një shqiptari.
VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet
VM1: Pana, nuk do të përfshihem.
VM3: Nuk po them përfshihuni, por le të flasim me dikë
VM1: Jo, jo…ti e njeh Tonny-n apo jo
VM3: Cilin?
VM1: Pana Shqiptari
VM3: Jo
VM1: Ai është partner i Cherres
Sipas Prokurorisë, Rubén Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, ishin drejtuesit e një organizate kriminale që përfitoi në mënyrë të paligjshme ekonomike nga tre institucione publike: Korporata Kombëtare e Energjisë Elektrike (CNEL), Shërbimi Doganor (Senae) dhe BanEkuador. Procesi gjyqësor ndaj strukturës së dyshuar kriminale ka nisur në muajt e fundit të vitit 2023.
Më 25 mars 2024, Ministria Publike, e drejtuar nga Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar, bëri publike një pjesë të dosjes së çështjes Encuentro , e cila u grumbullua me hetimin e León de Troya.
Informacioni i zbuluar deri më tani përmban biseda që i atribuohen Rubén Cherres dhe njerëzve të tjerë, si dhe transkriptet e bisedave të regjistruara në një pronë.
Lidhur me hetimin e vrasjes së Cherres, më 2 shkurt të këtij viti një gjyqtar nga Santa Elena thirri në gjyq të dyshuarit José Z. dhe Álex M., të cilët u arrestuan më 13 korrik 2023 gjatë një operacioni të Policisë Kombëtare.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1818
Lajme të tjera
-
Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë
6 Prill, 15:56
-
Vinte nga Ekuadori, Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane
26 Mars, 17:26
-
VIDEO/ Supergoli i Pellegrinit dhe rrjeta e Barellas si kapiten! Italia shkëlqen me Ekuadorin, Spalletti: Jemi të bashkuar
25 Mars, 14:00
-
Ekuador/ Ekzekutohet kryebashkiakja 27-vjeçare dhe këshilltari i saj, gjenden të vrarë në makinë
24 Mars, 21:30
-
Skandal në armatën belge: Ushtarë të batalionit të lidhur me mafien shqiptare në trafikun e drogës dhe armëve
18 Mars, 16:51
-
Akuzohet për lidhje me mafien shqiptare, reagon ish-shefja e Policisë së Ekuadorit: Shpifje, jam e pafajshme
19 Shkurt, 21:08
-
VIDEO/ Ekuador, sekuestrohet kokainë me vlerë 7.3 mln dollarë, e stampuar me flamurin shqiptar
16 Shkurt, 11:13
-
VIDEO/ Megaoperacion në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen 2 ton kokainë e tufa me dollarë cash! Media: Një shqiptar ‘koka’ (EMRI)
6 Shkurt, 17:09
-
Ekuadori sekuestron dhe shkatërron mbi 20 ton kokainë
26 Janar, 12:20
-
Ishte duke hetuar sulmin në studion televizive, vritet prokurori i Ekuadorit
18 Janar, 10:00
-
Arratiset nga burgu i Ekuadorit një tjetër drejtues i karteleve të drogës, Daily Mail: Bashkëpunoi edhe me grupet kriminale shqiptare
12 Janar, 18:55
-
Sulmet e bandave në Ekuador! E morën peng, rrëfehet gazetarja: Dhanë mesazhin se mund të hyjnë dhe të marrin përsipër një nga mediat më të mëdha në vend
12 Janar, 11:45