U konfliktuan me një person tjetër për një femër? Donaldi dhe Romeo flasin për padinë kundër tyre

U konfliktuan me një person tjetër për një femër? Donaldi dhe Romeo flasin për padinë kundër tyre

Donald dhe Romeo Veshaj

Para pak kohësh për publikun u bënë të njohura faktet se vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë, pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, dy vëllezërit vijonin të lirë. Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Gjatë emisionit  “Më lër të flas”, dy vëllezërit kanë folur në lidhje me këtë çështje.

“Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje”- është shprehur Donaldi.

Kujtojmë se kjo deklaratë vjen nga Romeo dhe Donal Veshaj, të cilët kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Në 7 shkurt 2013, ka ndodhur një sherr mes dy vëllezërve Veshaj dhe një të riu tjetër, Arjan L.Arjani ka qenë duke pritur të fejuarën e tij të dalë nga shkolla, i shoqëruar nga një shok. Në atë moment, vëllezërit Veshaj kanë kaluar me makinë dhe kanë xhiruar gomat. Por ky veprim nuk është pritur mirë nga Arjani, i cili ka debatuar me drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj.

Ngjarja nuk është mbyllur këtu. Një ditë më pas, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës Mustafa Qemal Ataturku” në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të saj. Arajni, e fejuara e tij, dhe kushëriri i vajzës janë nisur për në një qendër tregtare, por Arjani është thirrur nga një grup personash me të cilët ka debatuar. Mes tyre ka qenë edhe Romeo dhe Donald Veshaj, ku debati ka agravuar deri në sherr dhe Arjani është goditur me sende të forta.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale