Pas kritikave të shumta në rrjet, Adriatik Lapaj ka hequr babanë e tij nga lista e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Berat. Kështu bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com, ndërkohë që sot KQZ miratoi listën me 186 kandidatë të koalicionit Lapaj-Shabani.
Kandidatët e koalicionit të Lapajt garojnë të gjithë në lista të hapura dhe në pjesën e mbyllur janë vendosur fiktivisht emra të familjarëve të tyre, si në rastin e babait të Lapajt, i cili ishte vendosur në krye të listës së sigurtë për Qarkun Berat.
Kjo bëhet pasi këta të fundit në fund të djegin mandatin dhe mandati t’u kalojë kandidatëve të cilëve janë në listë të hapur.
Që nga publikimi i listave Lapaj është përpjekur të sqarojë dhe bindë opinionin publik për këtë qëllim, por duket se nuk i ka rezistuar kritikave dhe ka vendosur të largojë përfundimisht babanë e tij nga kjo strategji elektorale.
Sipas ligjit, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë rregullime te listat, për të hequr apo për të shtuar kandidatë, para momentit kur KQZ të miratojë listën përfundimtare. Sot, KQZ i dha 'ok' listës së 'Nisma Shqipëria Bëhet', duke reflektuar ndryshimet e kërkuara nga koalicioni, pra heqjen e emrit të babait të Lapajt dhe zëvendësimin me dikë tjetër.
Komente


Pse e vuri kur do ta hiqte.
PërgjigjuSi ka mundesi qe i japin voten ketij palaco edhe me vjeherr te korruptuar?
Përgjigjupo fillove me pisllek pa filluar mire akoma.
PërgjigjuShume me vonese ! Mire ben te terhiqet fare Tiku! Nuk shitet babai per partinë
PërgjigjuO lapaj po verë o derbardhë edhe nënon se i ngelet hatri.
PërgjigjuO TIKU Po cfar ministri do i Jepje BABAIT te Financaveee po Populli shpetoi nga LSI Dole ti TANI E tregove Veten Pau ber Kryeminister HAAAHAAAA HALLALL beji te FALA Plakut MERE FIZIT