TIRANE - Burbuqe Ajazi, është një mjeke gjinekologe e dalë në pension prej vitesh, por pa harruar kurrë misionin fisnik të profesionit të saj, sjellja në jetë të foshnjave. Në një situatë kur vendi është i paralizuar dhe koronavirusi kërcënon me humbje jetësh, mjekja në pension dha shembullin më human dhe njerëzor duke rikthyer në punë në spitalin e Peqinit dhe ndihmon shtatzënën të lind, pasi koha nuk premtonte që ajo dërgohej në martenitetin e Elbasanit.
Ishte vetë Burbuqja që ndau lajmin e bukur të ardhjes në jetë të një foshnje i gjinisë mashkullore me peshë 3 kg e 400 gr, duke shoqëruar postimin me shprehjen më të ëmbël dhe shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët sidomos në këtë kohë ankthi dhe pasigurie për jetën.
"Në këtë situatë të Covid 19 urojmë vetëm lindje dhe jo humbje jetësh", shkruan Burbuqja.
Rastet frymëzuese si ajo e mjekes Burbuqe Ajazi janë të nevojshme, sidomos kur vijnë nga njerëz të thjeshtë, të cilët ushtrojnë profesionin jetësor të bluzës së bardhë, duke u treguar të gjithëve se edhe pse ata tashmë janë jashtë sistemit të punës për shkak të moshës, janë ende të aftë për të dhënë ndihmën e tyre kudo që ndodhen dhe në çdo situatë që lind nevoja. Janë pikërisht sakrificat e tyre dhe lufta që bëjnë për të shpëtuar jetë që i kthen bluzat e bardha në heronjtë e njerëzimit.
Ky solidaritet dhe humanizëm u përshëndet dhe nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili tha se raste të tilla frymëzojnë dhe janë shembull për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Ne.k.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.8%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3159
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43
-
Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita
23 Prill, 19:10
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re
23 Prill, 17:25
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës
23 Prill, 14:32
-
Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë
23 Prill, 14:03