I aksidentuari me makinë rezultoi me COVID-19, karantinohen 10 mjekët dhe infermierët të Traumës

Personeli mjekësor që u kujdes për të aksidentuarin në Durrës që u konfirmua me COVID-19, janë karantinuar 10 persona të personelit mjekësor nga Trauma.

Pas rastit që u konfirmua nga ministria, që një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me COVID-19 dhe e dërguan tek Infektivi, sipas burimeve për Report TV, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

Mjekët kanë qenë të veshur por sipas protokollit janë karantinuar, ndërsa tamponi sipas rregullit pritet t'u bëhet pas 5 ditësh, sepse gjatë këtyre ditëve virusi është në periudhë inkubacioni dhe nëse bëhet më shpejt del negativ.

I riu 3 ditë më parë, pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faisbe: 12/04/2020 22:07

    O zot i madh ç'pyetje! Bashkite dhe shteti nuk arrin te ndihmoje te moshuarit se nuk ka as struktura dhe as kulture, vetem fjalen e mire dhe gurin ne traste.....

    Përgjigju
    • Lavdosh: 13/04/2020 05:08

      MOs hapni panik kot! A ke ndihmuar ti ndonje hallexhi? Bej pjesen tende

  • goni: 12/04/2020 20:10

    jo aspak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj