U largua për pushime, zhduket 39-vjeçari nga Fieri! Familjarët i drejtohen 'Pa gjurmë': Ka 6 vite që nuk dimë gjë, mjafton të dimë që është gjallë

Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë, mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014.  Ai u larguar duke thënë se do ikte 10 ditë me pushime, por dy orë pasi u larguar telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet. Lulëzim Fera kërkon në emisionin ‘Pa Gjurmë’ vëllanë e zhdukur nga ishulli i Qefalonja i Greqisë. Edhe shoku i tij Elez Abilaj, i cili e takoi një ditë pasi Adriatiku të zhdukej, tha se nuk ka dijeni se ku mund të jetë pasi Adriatiku ishte një tip i mbyllur dhe nuk shprehej.

E pyeta ku po shkon ? Për 10 ditë do iki, por nuk ka rëndësi. Kemi bërë verifikime privatisht, por nuk kemi marrë asnjë të dhënë. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur me Adriatikun. Ai ishte tip shumë i mbyllur dhe nuk tregonte edhe kur ishte i mërzitur. Unë kam rënë në dyshim tek shoku i tij, pasi kanë kaluar 6 vite. Ne kemi folur me Elezin, por ai duket i frikësuar sa herë ne i hapim muhabetin e vëllait’, tha i vëllai     

’Pa Gjurmë’ u lidh me shokun e Adriatikut, Elez Abilaj që jeton në Greqi. Gjatë një lidhje telefonike, ai nuk e mohoi se e kishte takuar 39-vjeçarin, një ditë para se ky i fundit të zhdukej, por se ai nuk i kishte dhënë asnjë destinacion se ku kishte vendosur të shkonte.

E kam patur shok, se na lidhte puna, por nuk më ka komunikuar ku do të shkonte. Ne qëndruam me orë së bashku, një herë më thoshte do iki, një herë jo. E kam njohur që në vitin 2006. Nuk kam çfarë të them tjetër, nuk fsheh asgjë. Jetën personale nuk i njihja mirë. Ai ishte tip i mbyllur, nuk fliste shumë për veten. Ai thjeshtë më thoshte se lodhej shumë. Nuk më tha asgjë kur iku. Ishte i njohur në rrethin tonë dhe kishte shumë shoqëri. Që nga moment që ka mbyllur telefonin nuk dimë më asgjë’, sqaroi shoku i Adriatikut, Elez Abilaj

Për largimin e tij me pushime, 39-vjeçari kishte vënë në dijeni edhe pronarin grek, tek i cili punonte si blegtor. Babai i Adriatikut, Mehmeti i ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ tha se ka udhëtuar disa herë drejt tokës helene dhe pronari grek i ka pohuar të njëjtën gjë, ndërsa lutet që i biri të jetë gjallë.

’I lutem Zotit të jetë gjallë. Ai nuk është marrë me gjëra të jashtëligjshme. Ishte traktor në punë, nuk pyeste, punonte shumë. Pronari na tha se iku vetë. Nuk kërkoj asgjë, vetëm të flas me mua. Nuk i kërkoj të më ndihmojë. T'i dëgjoj zërin se më është thyer zemra", tha i ati.

Që nga koha kur Adriatiku u largua në vitin 2014, kur në fund të atij viti i skadonte dhe pasaporta, nga verifikimet e mëvonshme bërë nga familjarët nuk rezulton të jetë bërë asnjë rinovim. Përveç sasisë së parave, që tërhoqi pak para se të zhdukej, në bankë nuk është bërë asnjë veprim tjetër nga 39-vjeçari për 6 vite më radhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen