U mbyt në kanalin anglez 8 muaj më parë, gjendet në brigjet norvegjeze trupi i vogëlushit kurd

Trupi i një fëmije 15 muajsh kurd, i cili humbi jetën së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij vitin e kaluar është gjetur në Norvegji. Policia norvegjeze ka thënë se trupi i të voglit është gjetur në bregdetin e vendit, ndërsa ai dhe familja e tij u zhdukën në Kanalin Anglez, tetorin e vitit të kaluar, duke tregua edhe njëherë mjerim dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen emigrantët. 

 Artin, 15 muajsh vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur anija me të cilën po udhëtonin për në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca u fundos në Kanal në 27 Tetor. Në bordin e saj gjendej Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeç, Anita, nëntë vjeç dhe Armin, gjashtë vjeç. Familja ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, afër kufirit me Irakun.

Pesëmbëdhjetë emigrantë të tjerë u dërguan në spital dhe më vonë u hap edhe një hetim mbi fundosjen në Dunkirk nga prokurori publik francez.

Të afërmit e familjes kanë folur për pikëllimin e tyre ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë kishte ndodhur me Artin.

Mijëra refugjatë iraniano-kurdë vënë jetën e familjeve të tyre në duart e kontrabandistëve dhe synojnë të kalojnë në Evropë çdo vit. Rajoni kurd në Iran është përballur me përndjekje politike dhe pabarazi të mëdha ekonomike.

Në rajonin malor që shtrihet në kufijtë e Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Armenisë jetojnë 25 deri në  35 milion Kurdë.  Ata përbëjnë grupin e katërt më të madh etnik në Lindjen e Mesme, por kurrë nuk kanë arritur të krijojnë një shtet komb të përhershëm.

 

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Rama e Basha do të bëjnë kompromis për të ardhmen e Shqipërisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Faleminderit Leo', Barcelona përcjell legjendën Messi me dy fjalë dhe një video me momentet e tij më të mira në fushën e blertë