U morën në mbrojtje pasi refuzuan dekretin e Metës/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'

U morën në mbrojtje pasi refuzuan dekretin e Metës/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'

1560249497_petritvasili.jpg

Pas marrjes në mbrojtje të katër anëtarëve të KQZ-së të cilët kundërshtuan dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale, ka ardhur edhe reagimi i ish-kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ai thotë se anëtarët e KQZ nuk mund të mbrohen dot nga përgjegjësia para ligjit.

"A i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???

Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.

Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.

A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.

E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.

Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme...!!", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Vasili: Anëtarët e Rilindjes nuk i mbrojnë dot 'bodyguardet'


  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT