'U ndal, ra dhe u rrokullis 10 metra'/ Bie nga mali 'Olimp', vdes alpinisti shqiptar në Greqi

'U ndal, ra dhe u rrokullis 10 metra'/ Bie nga mali 'Olimp', vdes alpinisti shqiptar në Greqi

Alpinisti shqiptar nga Maqedonia Mefail Guri, i lindur në vitin 1962 humbi jetën gjatë ditës së djeshme në malin Olimp në Greqi. Lajmi për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni.

Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për t'u ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej.

Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”. Alpinisti dyshohet se pësoi atak kardiak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot