U ndanë nga jeta në krye të detyrës, Peleshi kujton dy Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi e nëntetar Zarife Hasanaj

U ndanë nga jeta në krye të detyrës, Peleshi kujton dy Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi e nëntetar Zarife Hasanaj

Sot mbushen tre vjet nga dita kur major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj ranë në krye të detyrës, teksa ishin me mision në kuadër të NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, duke u shprehur se: 

“Përkushtimi dhe sakrifica sublime e major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj është shembulli i vështirësive dhe rrezikut që përballen ushtarakët shqiptarë në detyrat brenda dhe jashtë vendit. Tre vite më parë major Tanushi dhe nëntetar Hasanaj ranë në krye të detyrës në një angazhim dhe mision, i cili sot tre vite më pas, rezultoi të jetë sa i drejtë aq edhe i domosdoshëm”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot