U nis për në shtëpi por nuk arriti kurrë, zhduket në rrethana të paqarta biznesmeni grek

U nis për në shtëpi por nuk arriti kurrë, zhduket në rrethana të paqarta biznesmeni grek

policia greke

GREQI - Një biznesmen grek është zhdukur mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të panjohura në Liossia.

Mësohet se George Kyparissis, pasi kishte dalë me miqtë mbrëmjen e së mërkurës nuk u kthyer më kurrë në shtëpi edhe përse u nis drejt saj.

Ishin familjarët dhe miqtë ata që ndritën alarmin për zhdukjen e biznesmenit dhe policia prej atij momenti ka nisur hetimet.

Kyparississ kishte një biznes me pjesë këmbimi të makinave në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut.

Sipas informacioneve nga mediat lokale, në Spatë janë gjetur makina të djegura që mendohet se kanë lidhje me zhdukjen e biznesmenit.

Megjithatë, deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Një tjetër pistë hetimi është dhe ajo që lidhet me vëllain e tij, i cili në gusht të 2020 kishte rënë viktimë e disa grabitësve, të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur

OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur