U nis për punë, por nuk shkoi kurrë atje! 60-vjeçari i humbur prej 48 orësh, mister zhdukja

60-vjeçari Hysen Dinaj, u nis për në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi. Prej 48 orësh ai rezulton i humbur,ndërsa familjarët i janë drejtuar 'Pa Gjurmë' duke bërë apel për ndihmë për të gjetur njeriun e dashur të tyre. Djali i Hysen Dinaj tha se studio se vuri re mungesën e babait tek vendi i punës kur kaloi aty rastësisht, ndërsa shton se pas kontrolli në punë dhe nuk e gjeti të atin ka lajmëruar policinë. Gjatë kontrolleve në polici dhe spitale nuk është raportuar asnjë aksident, i lënduar apo i vdekur.

60-vjeçari nga fshati Ferras i Fierit, kishte dalë nga shtëpia rreth orës 17:00, ku i kishte thënë familjarëve, pasi kishte konsumuar një kafe ne ta, se do të shkonte në punë, po fillimisht do ndalej në një vend ku kishte punuar në mëngjes për të marrë paratë. Hyseni punonte si roje natë në një lokal në autostradën Fier-Tepelenë, por sipas informacioneve, atë ditë ai nuk është paraqitur fare në vendin e punës.

Sipas djalit të Hysenit "babai u kishte dhënë një kafe shokëve, se kisha blerë unë makinë. U kthye në shtëpi dhe më pas konsumoi një kafe dhe më nënë dhe nusen. Më pa su nis për punë. E ka 2 km larg punën nga shtëpia."

Edhe nusja e shtëpisë tha se 'Hyseni erdhi në shtëpi dhe në orën 4 pasdite, më zgjoi nga gjumi dhe më tha hajde pimë një kafe. I dhembte koka, por ishte i gëzuar. Kishte takuar disa shokë dhe kishte pirë pak verë. Në orën 17: 00 u nis për punë. Na tha se do të shkonte tek një banesë ku kishte punuar për të marrë paratë dhe pastaj do të shkonte në punë, por atje nuk kishte shkuar'.

Emisioni 'Pa Gjurmë' kontaktoi përmes telefonit dhe me zonjën ku Hyseni  punoi dhe do shkonte për të marrë paratë. Ajo tha se gjendja e tij gjatë punës ishte e mirë dhe ka qëndruar deri në drekë duke punuar dhe më pas janë ulur për të ngrënë në lokalin e saj.

"Ai ka punuar tek shtëpia ime bashkë me disa punëtorë të tjerë. Atë ditë do të merrte 10 mijë lekë tek komshija ime. Nuk e di nëse vajti atje, se ajo vinte në orën 6. Unë i dhashë një 5 mijë lekësh." tha zonja 

Pas apelit për ndihmë, në studion e 'Pa Gjurmë' kanë ardhur disa telefona, ku pjesa më e madhe konfirmonte se 'e kishin parë Hysen Dinajn në Vlorë mëngjesin e së enjtes'

 Ditën kur u largua, Hyseni nuk ka patur me vete as celular dhe as mjet identifikimi, por gjithçka kishte ishin rrobat e  trupit, një jelek ngjyrë gri, dhe pantallona jeshile.

Për çdo informacion mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 55 dhe të enjten ora 20: 55

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 06/03/2020 05:38

    Po ppse mo likja do sjelli demokracine ne Shqiperi ?anuk eshte ky qe morri leket dhe e vrane Dritan Priftin nuk ka vajtur sa andej ketej me parti te ndryshme per para e karige ky?si mund ti besosh tia varesh melcit ujkut ne qafe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK