U njoftua hapja e kufijve për të gjitha kategoritë, Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët, lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal! Hapet Kakavija

KORÇË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike, por pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur.

Burime nga dogana bëjnë me dije lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale të paktën deri më 28 qershor, dhe këta në një numër të kufizuar prej 400 udhëtarësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët.  Report Tv është zhvendosur ditën e sotme në Kapshticë, ku aktualisht nuk ka persona të tjerë të cilët duan të kalojnë kufirin për qëllime familjare apo turizëm, por vetëm punëtorë sezonal. 

 “Jam punëtor sezonal. Me shumë rregulla. Shumë situatë e vështirë, kjo”, thotë një i ri i nisur nga Shqipëria si punëtor sezonal.

 “Po iki si punëtor sezonal. Na kanë kërkuar tamponin ,aplikimin dhe të gjithë dokumentet që na ka kërkuar pronari grek që andej. Me shumë pengesa. Kemi ardhur që në orën tre dhe shiko tani sa është ora”, thotë një punëtor sezonal.

“Duhet të kishim ikim që një muaj më përpara. Na ka ikur një muaj punë. Siç ishim nuk ka asnjë lloj ndryshimi”, shprehet një emigrant i nisur si punëtorë sezonal.

Nga ana tjetër, burime për Report Tv thanë se kufiri është i hapur në skajin jugor, në Kakavijë, por gjatë 12 orëve të fundit lëvizjet kanë qenë të pakta.  Të githë udhëtareve shqiptarë që kërkojnë të shkojnë në Greqi për turizëm, u kërkohet një test PCR negative dhe Formulari i Lëvizjes së Pasagjerit PFL që merret përmes aplikimit online në faqen travel.gov.gr.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat