'U njohëm në Instagram' Çfarë deklaruan të rinjtë nga Durrësi në polici, 18-vjeçari mohon akuzën për abuzim seksual me minorenen

'U njohëm në Instagram' Çfarë deklaruan të rinjtë nga Durrësi në polici, 18-vjeçari mohon akuzën për abuzim seksual me minorenen

Zona e Plazhit të Durrësit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 18-vjeçarit D.M banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeçare. Burime nga Drejtori e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije për Report Tv se dëshmitë e dy të rinjve janë të kundërta, ku djali ka mohuar çdo akuzë për abuzimin seksual ndaj vajzës.

Para oficerëve të policisë gjyqësore të rinjtë kanë deklaruar se ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, Instagram ku më pas kanë biseduar dhe lënë të takohen. Pasi janë takuar disa herë dhe njohur më shumë me njëri tjetrin, djali mësohet se ka ftuar vajzën në banesën e tij dhe ajo ka pranuar. Të dy kanë shkuar në banesën e 18-vjeçarit dhe aty, ky i fundit ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me vajzën, por sipas dëshmisë së 16-vjeçares ajo nuk ka dashur me pretendimin se sapo ishin njohur.

Por pas kësaj16-vjeçarja ka denoncuar djalin duke thënë se e ka mashtruar dhe më pas përdhunuar. Ndërkohë nga ana tjetër 18-vjeçari i ka mohuar akuzat. Ndërkohë nga vizitat paraprake mjekësore rezulton se vajza nuk ka shenja dhune apo përdhunimi, megjithatë pritet ekspertiza e plotë mjekësore për vajzën për të hedhur dritë nëse denoncimi i saj ndaj 18-vjeçarit qëndron apo jo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë