U nxeh dhe goditi policin pasi i vendosi gjobë, arrestohet shoferi në Tiranë

U nxeh dhe goditi policin pasi i vendosi gjobë, arrestohet shoferi në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË-Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës. Ai është me inicialet F. N. banues në Tiranë.

41-vjeçari, thotë policia, u ndalua nga patrulla në aksin rrugor TEG-Liqeni Artificial që i vendosi gjobë për shkeljen e kryer, por ai e goditi efektivin.

Për këtë arsye 41-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për goditjen për shkak të detyrës të efektivit të policisë së rrugores.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dita: 24/01/2020 11:08

    Sa me shpejt kamera ne rruge dhe mos te dalin me policet te ndalojne..

    Përgjigju
  • rezistanci: 24/01/2020 10:42

    U nxeh? Jo po u skuq. Hajde milet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet