Anija me flamur italian ngeci në Triport të Vlorës pasi u orientua gabim, nxirret nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare (VIDEO)

Një anije tip “Velier” ngeci në cekëtinë në Triport në Vlorë, por Roja Bregdetare, bashkë me Policinë Kuftitare, ka mundur që me anë të një vinçi të nxjerrin prej aty.

Mjeti ishte me flamur italian dhe me ekuipazh një çift ukrainas dhe një rus, të cilët janë larguar për në vendin e tyre, duke lënë në anije vetëm kapitenin e anijes.

Mësohet se shkak për incidentin është bërë mosorientimi i ekuipazhit çka bërë që në vend që të shkonin drejt portit të Vlorës, ata janë drejtuar gabimisht drejt Triportit.

Raportohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale, ndërsa në një prononcim për Report Tv, kapiteni i anijes është shprehur se ata ishin para një jave nga Italia, por që për shkak të koordinatave të gabuara, janë orientuar gabim.

Kapiteni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhume spiuni: 09/12/2019 20:20

    Doli ne batulla italani se leket e tabelave i vodhen keta specialistat

    Përgjigju
  • Çentrale: 09/12/2019 12:51

    Vini tabela Vlorë dhe Narte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet