Porti i Durrësit, Berisha ‘qan hallin' e koncesionit që dha në 2013-n: Ata janë ankuar, do të shkojnë në arbitrazh

TIRANË- “Arsyeja pse janë mërzitur kaq shumë janë se persona që këta i kanë dhënë 3 koncesione kanë shkuar te Saliu dhe i kërkojnë lekët atij”...ishte kjo deklarata e bërë nga kreu i grupit socialist Taulant Balla në Kuvendin e seancës së 17 nëntorit. Dhe sot për herë të parë, Sali Berisha ka artikuluar me zë dhe figurë emrin e një prej kompanive që sipas tij dëmtohet nga projekti i ri i Durrësit, duke “konfirmuar” në një farë mënyrë akuzën e ardhur nga socialistët, për të cilën thekson se kjo mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.

Nga selia blu, Berisha tha se nga ky projekt dëmtohet kompania EMS shipping and trading GMBIH, madje flet edhe për një letër që këta të fundit i kanë dërguar Kuvendit ku thuhet se po i dëmtohet marrëveshja pasi do të sillte përfundimin e kontratës para afatit të saj 35-vjeçar.

“Sot, të nderuar deputetë, kompania gjermane EMS Shipping and Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro. Kompania i drejtohet parlamentit: ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS. Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku po mashtrojnë. Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit. Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri. Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme”, tha Berisha.

Kompania për të cilën flet Sali Berisha e ka marrë koncesionin për ofrimin  e shërbimeve të ngarkim-shkarkimit në terminalin lindor të Portit të Durrësit, në maj të vitit 2013, vetëm 1 muaj para zgjedhjeve që do ta largonin nga pushteti. Kompania e ka marrë koncesionin për 35 vite, pra deri në vitin 2048.  Sipas kontratës shoqëria Konçesionare paguan për shtetin 2% të xhiros vjetore. Po ashtu ajo paguan për Autoritetin Portual pagesën në masën 11 % të gjitha tarifave të aplikuara, si dhe pagesën pagesën e Tarifës së qerasë në masën 544 lek/m2 për zonën koncesionare.

Opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës e kanë shndërruar projektin e Portit të Durrësit si “kalin e betejës” së tyre në “luftën” përballë qeverisë së Edi Ramës. Ato thotë se ky është një projekt mafioz i cili nuk do i sjellë asnjë të mirë qytetarëve, por është një aferë korruptive pas së cilës qëndron Rama-Basha.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andre: 24/11/2022 12:59

    BE e anulloi,shyqyr qe ishte Berisha qe e kundershtoi se kto hajduat qene duke ber vjedhjne e shekullit

    Përgjigju
  • Sifi: 23/11/2022 21:37

    Te zezat qe i ja bere kryekriminelu Sali nuk ka lum e det qe i lane dhe zoti ka per tia dhene ate qe meriton .Ke vjedhur dhe shperdoruar pasurine publike duke marre miliona ,pir SPAKU po fut ne burg vetem socialiste ,dhe dosjet e kesaj mostre rrine ne sirtar .Populli ka humb besimin tek drejtesia

    Përgjigju
  • Ersi: 23/11/2022 18:15

    Aman dhe ky Berisha ska pun tjtr

    Përgjigju
  • Joni: 23/11/2022 17:29

    Ik mor zhduku se na e ke sjelle ne maje te hundes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale