U përfol për një lidhje ‘treshe’, Rita Ora shfaqet krah regjisorit të famshëm në daljen e tyre të parë publike si çift

U përfol për një lidhje ‘treshe’, Rita Ora shfaqet krah regjisorit të famshëm në daljen e tyre të parë publike si çift

Këngëtaja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi

Me një fustan në ngjyrat e pranverës, flokët kaçurrela të shkujdesura dhe një buzëqeshje të madhe, këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri daljen e saj të parë publike me regjisorin, Taika Waititi.

Këngëtarja e hiteve dhe i dashuri i saj janë shfaqur së bashku në një festë për “prospero tequila” më 4 korrik, në Los Angelos, gjatë një vizite të Orës në SHBA.

Afërsisht një muaj më parë, çifti është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat, pas qarkullimit të disa fotografive të “nxehta”, në të cilat po shkëmbenin puthje dhe përqafime “treshe”.

Ora është përfolur që së bashku me regjisorin dhe aktoren bukuroshe Tessa Thompson, kanë qenë të përfshirë në një lidhje "treshe", për të cilën këngëtarja nuk ka folur kurrë.

Megjithëse pikëpyetjet për lidhjen treshe të Orës ende nuk kanë marrë një përgjigje, bukuroshja duket e lumtur pranë regjisorit, Waititi.

1/2
J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve