Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar për lajmin se është arrestuar në Prishtinë. Me anë të dy fotografive të publikuara në Instastory, këngëtarja shfaqet në ambientet e biznesit të saj dhe shkruan: "Te dyqani jam".

Postimi në Instagram
Ndërsa avokati i saj, Fanol Krasniqi, sqaroi se Morina thjesht është shoqëruar në polici.
“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestuar”, është shprehur ai për mediat në Kosovë.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Gjykata e Kukësit kishte shpallur në kërkim Fjolla Morinën dhe i kishte vënë dënimin me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje. Pas 10 muajsh në arrati, Fjolla u arrestua më 19 korrik në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
30.2%
-
JO
59.7%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 248
Lajme të tjera
-
SHBA: 1 miliardë dollarë ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën
8 Gusht, 22:16
-
Sherr me thika në Maliq, ndërron jetë një person, plagoset tjetri! Autori dhe viktima fqinj me njëri-tjetrin
8 Gusht, 22:08
-
‘Kur do martohesh?’, Noizy tregon planet për të ardhmen
8 Gusht, 21:54
-
Shëngjin/ Gomonia që po tërhiqej nga një makinë shkëputet dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet! Shpëtojnë kalimtarët (VIDEO)
8 Gusht, 21:34
-
Mero Baze: Skadoi ultimatumi apo Berisha dhe Meta?
8 Gusht, 21:32
-
Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?
8 Gusht, 21:27
-
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, faza e dytë nis mes datave 15-25 gusht
8 Gusht, 21:17
-
Grenell bisedë telefonike me Thaçin: Populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende president
8 Gusht, 21:16
-
Kurti: Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur
8 Gusht, 20:53
-
Protesta pas tragjedisë në Himarë/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD së Berishës telefonon Ramën, kryeministri nuk i hap telefonin
8 Gusht, 20:52
-
Zjarr në Grudë–Fushë në Malësi të Madhe, digjen 35 shtëpi të pabanueshme
8 Gusht, 20:38
-
Trafik i rënduar në Vlorë, akset më problematike janë Transballkanikja, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum
8 Gusht, 20:38
Hajde se ke 7 vjet burg, per te bere ne Shqiperi. Ti duheshe te ishe prapa hekurave, dhe jo te beje fotografi. Te lumte kur nuk ka shtet, se te kishe qene ndonje tjeter, ia kishin futur 10 vjet pa hezitimin me te vogel.
Përgjigju