U përjashtua nga PD-ja, Murrizi: U nisën të rrëzojnë Ramën, më rrëzuan mua, Basha humbet sërish zgjedhjet

U përjashtua nga PD-ja, Murrizi: U nisën të rrëzojnë Ramën, më rrëzuan mua, Basha humbet sërish zgjedhjet

Foto nga emisioni 'Repolitix'

Partia Demokratike përjashtoi mbrëmjen e sotme deputetin Myslym Murrizi të zgjedhur në Lushnje, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati. I ftuar në studion e Repolitix, Murrizi vendimin e Kryesisë së partisë e cilësoi si të Byrosë Politike Komuniste. Ai tha se kjo është hera e dytë që, dy diktatorët, kështu i cilëson ai Berishën dhe Bashën, e përjashtojnë nga partia. Me ironi Murrizi tha se PD-ja u nis për të rrëzuar Ramën, por rrëzoi atë, duke e përjashtuar. "Demokratët prisnin që kryesia dhe këshilli, u nisën për të  rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë" tha ai. Deputeti demokrat tha se nuk do të bëhet dele duke iu bindur urdhrave të Bashës verbërisht, ndërsa zbuloi edhe bisedën me kryetarin e PD-së dhe cfarë i kërkoi. E ndërsa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Murrizi tha se nëse ato do të mbaheshin sot, PD sërish do të humbte me këtë sistem zgjedhor. Nëse aleatët do ia kërkojnë, ai tha se do të ishte gati të bashkonte votat me PS-në në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
'U nisën për Ramën, më rrëzuan mua'/ Kryeministri ironizon Bashën me Murrizin

Kryeministri Edi Rama ka postuar me ironi deklaratën e deputetit demokrat Myslym Murrizi sonte në emisionin Repolitix në Report Tv, i cili u shpreh se Basha u nis në protestë për të rrëzuar Ramën, por rrëzoi atë. "Demokratët prishin që kryesia e PD-së, këshilli kombëtar dhe protestat u nisën dhe u motivuan për të rrëzuar Ramën, por po ta dinin, që dy palë protesta, tetë mbledhje të këshillit, kolegjet e kryetarëve dhe grupit do të ishin për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të isha ikur vetë" tha Murrizi, që u përjashtua nga grupi i PD-së dhe drejtimi i degës së PD-së në Lushnje, pasi nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati.

Postimi i kryeministrit Rama
Ora 22:12
Deputeti Murrizi: Nga PD-ja më kanë përzënë diktatorët, ja çfarë do të bëj tani

I përjashtuari nga grupi parlamentar Myslym Murrizi u shpreh sonte se ka qenë kundër koalicionit me LSI-në. "Unë jam kundër, kam qenë që në fillim. Në 2013-17 militantët e PD janë shkarkuar nga drejtorët e LSI-së, i kemi pasur përballë, si mund të bashkëpunojmë tani". Por cfarë do të bëjë Murrizi, tani që u përjashtua nga PD-ja? "Më kanë përzënë diktatorët e mëdhenj dhe të vegjël në PD, por kam ikur dhe kam ardhur. Kjo është hera e dytë që më kanë përjashtuar. Por sa të më japë Zoti frymë do të bëj gjithcka për të përmbysur këtë klasë politike" përfundoi ai sonte në Repolitix.

Ora 22:08
Murrizi: Nëse zgjedhjet bëhen sot Basha sërish do të humbte

Lulzim Basha ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, por deputeti Myslym Murrizi u shpreh sonte se nëse ato do të bëheshin sot, PD-ja do ti humbiste, ashtu sikur ka ndodhur deri tani. "Nëse zgjedhjet bëhen shpejt PD i humbet. Në tre palë zgjedhje me këtë sistem nuk kemi fituar asnjëherë, në zgjedhjet lokale ishte rezultat diskriminues" tha ai.

Ora 22:07
Deputeti Murrizi: Ja kur do i bashkoj votat me PS-në në Kuvend

Deputeti Myslym Murrizi u shpreh sonte në Repolitix se nëse aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE-ja do të kërkojnë që ai të votojë reforma apo ligje në Kuvend duke i bashkuar votat me PS-në, do ta bëjë një gjë të tillë. "Do të vijoj që të flas fort për prishjen e sistemit të kalbur, nëse PD do të kërkonte tre pikat do të dilja unë i pari në rrugë. Për cdo vendim që aleatët do ta kërkojnë votën time do ta kenë aty, pasi jam student i dhjetorit. Cfarë të kërkojnë aleatët do ta votoj, pavarësisht me kë jam në unison" tha ai.

Ora 21:46
Murrizi: Prisni surpriza, jo të gjithë firmosën, disa demokratë do të futen në Kuvend

Myslym Murrizi paralajmëroi sonte në Repolitix se kandidatë nga listat vijuese të PD-së mund të pranojnë që të marrin mandatin e deputetit që lanë demokratët. "Në dijeninë time nuk është se lista e plotë ka firmosur. PD ka pasur një listë me 191 kandidatë dhe që të quhej e mbyllur përveç tradhtarit Myslym Murrizi duhet të firmosnin. KQZ do të thërrasë ata që nuk kanë firmosur dorëheqjen, kjo do të jetë edhe për LSI-në. Kjo punë ka 30 ditë kohë, besoj që do të ketë surpriza" tha ai.

Ora 21:39
Demokrati Murrizi: Po të jem në vendin e Ramës, ja si e kap 'mat' opozitën

Myslym Murrizi deklaroi sonte në Repolitix se cfarë do të bënte për të zgjidhur krizën politike nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Rama. "Po të jem unë Rama. A ikët ju të opozitës? Po iki edhe unë dhe e çon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe cfarë fitoi opozita?! Se do të hyjë në zgjedhje po me këta që janë, drejtorë policie apo të tjerët. Se votat nuk i ka vjedhur Rama, po këta drejtorët. Nëse Rama e bën këtë, Meta nuk ka se ku shkon, se shpërndanë parlamentin. Atëherë në 45 ditë fushatë sa e gatshme është kjo opozitë?" tha ai.

Ora 21:34
Deputeti demokrat: Tre kushtet që Basha duhet ti vendoste Ramës

Myslym Murrizi u shpreh se Lulzim Basha duhet të vendoste tre kushte për qeverinë dhe nëse një gjë të tillë do ta bënte atëherë ai do i bashkohej grupit për të djegur mandatin. "Nëse Basha do të kërkonte tre gjëra si kushte qeverisë; ndryshimin e hartës territoriale, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, atëherë unë do të isha i pari që do të hiqja dorë nga mandati. Por kur ti nuk ke kushte, atëherë tregon se nuk e ke seriozisht" tha ai.

Ora 21:32
PD-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, këshilltari: Pres një shpjegim nga Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sonte se opozita do të vijojë me protestat në rrethe dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këshilltari i PD-së në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli i ftuar në Repolitix u shpreh se 'Nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Basha duhet të na saktësojë si do të hyjmë, më këtë sistem zgjedhor, apo do të ketë ndryshime? Është për t'u parë si do të shkojë. Vendi është në kolaps dhe kjo nuk është faj të PD-së por sistemit që është ndërtuar. Na dalin edhe sot thirrjet Skënderbeu i ri, Nëntori i katërt, këngë për liderat dhe për më tepër është e turpshme, por ende këndohen këngë për Enver Hoxhën" tha ai.

Ora 21:14
E përjashtuan nga PD-ja, Murrizi sulmon Kryesinë: Ua mban lekët gruaja, s'japin një kafe...

Myslym Murrizi sulmoi Kryesinë e PD-së që mori vendim sonte për ta përjashtuar nga partia, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin. "Po të jetë me lista të hapura këta të Kryesisë së PD-së nuk i votojnë as për kryeplak. Këta po i votoj njeri mua më varni te kali Skënderbeut. Janë njerëz që nuk i njeh njeri, ua mbanë rrogën gruaja, nuk të paguajnë asnjë kafe, nuk i njeh njeri, nuk shkojnë një dasmë apo varrim. Nga ata që janë sot në Kryesi, 80% nuk kanë qenë në fushatë në 2017" tha ai.

Ora 20:52
Murrizi:Ja si u mor vendimi për djegien e mandateve, dy gjërat që i kërkova Bashës, ja cfarë tha Berisha...

Myslym Murrizi tregon si u mor vendimi për djegien e mandateve dhe cfarë i tha Lulzim Bashës."Kam qenë i pranishëm në dy palë mbledhje në kolegjin e kryetarëve të partive në rrethe pas protestës. Kam kërkuar Bashës dy vendime drastike e presin PD-në, marrëdhënia me Kuvendin dhe zgjedhjet lokale. Pasi edhe në 2015 na janë vjedhur zgjedhjet, por jo ti bashkisë ti pranosh dhe të parlamentit jo. Unë i kam thënë nëse ke folur me aleatët. I thashë nëse nuk ke folur me ata matanë ujit, pasi kjo është vetëvrasje politike. Dhe ka folur sa ke folur ti. I thashë fol me ata dhe na thuaj të shtunën. Por vendimi pwr djegien e mandateve më duket se ka qenë si vendim pwr ditë pushimi, pasi e mori të dielën. Unë u surprizova. Në grupin e PD-së përveç meje ishin edhe 7-8 të tjerë kundër. Unë thashë argumentet pse jam kundër, i thash konsultohu me PPE-në të pakën. Berisha e pranoi, tha se ndërkombëtarët i kemi kundër, edhe unë i thash unë jam kundër" tha ai.

Ora 20:47
Murrizi: Kur unë isha në PD, Basha ishte emigrant, nuk bashkohem me PS-në

Myslym Murrizi deklaroi se pavarësisht se nuk dogji mandatin, nuk do të bashkojë votën me PS-në në Kuvend. 'Basha ka qenë emigrant kur unë kam qenë në PD. Unë nuk kam ndërmend që të bashkoj votën me PS. Është vendim i stimuluar nga njerëz që e rrethojnë oborrin dhe që mendojnë se do të vijnë në pushet. Një pjesë presin të merrnin mandatin. Një farë vetëfajësimi i Bashës për listat. Nga ata që janë sot në Kryesi, 80% nuk kanë qenë në fushatë në 2017. Jam përdorur dy standarde për përjashtimin tim, por unë jam kryetar i PD-së në Lushnje, e mora dhe e ngrita" tha ai.

Ora 20:44
Murrizi tallet me Bashën: Unë nuk jam dele, u nis për të rrëzuar Ramën, më rrëzoi mua

Deputeti demokrat Myslym Murrizi reagoi për herë të parë pas përjashtimit nga Kryesia e PD-së mbrëmjen e sotme. Ai tha se nuk do të pranojë që të bëhet dele, ndërsa akuzoi se organet vendimmarrëse të PD-së janë bërë si Byroja Politike komuniste. "Titrat nuk besoj se anulojnë vendimin e Byrosë Politike. Ishte vendim i pritur, jo surprizë. Bijtë e këtyre që më kanë bërë biografinë nuk mund ta pranonin që të isha deputet.Demokratët prishin që kryesia e PD-së, këshilli kombëtar dhe protestat u nisën dhe u motivuan për të rrëzuar Ramën, por po ta dinin, që dy palë protesta, tetë mbledhje të këshillit, kolegjet e kryetarëve dhe grupit do të ishin për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të isha ikur vetë. Pasi nuk ka asnjë gjë nga kjo parti, janë njëlloj si shkarkimet e Kadri Hasbiut, etj. Mendojnë të shkarkojnë ata që u prishin punë. Nuk besoj se është vendim individual i Bashës, por i Kryesisë. Herën e parë jam përjashtuar në 2003 nga PD-ja. Unë nuk bëhem dele" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliria e bashkuer: 23/02/2019 15:53

    Njerzit e mire dhe te ndershem nuk rezohen kurre Zoteri

    Përgjigju
  • Mala: 23/02/2019 09:54

    Te gjithe se bashku, nuk kane vota sa ka PS e Rames vetem 51%, Edhe pse sipas marreveshjes me Bashen.PD juashteligjshem mori 6 vende ministrore,kishte ne mbikeqyreje fushaten zgjedhore,zgjedhjet dhe rezultatin e zgjedhjeve.I pranoi sepse edhe nderkombetastret I vleresuan te standardit normal.Pas 18 muajve, dolen me "sihariq" zgjedjet nuk ishin te drejta,nga kush?!ishin te blear.Nga kush?!moren te "drejten" e perdorimit te dhunes dhe anormalitetit,Basha me Plakun.Sahere te don.Kur te done.nese ka arsye e normalitet demokr6atik, mund te dalin ne zzgjedhje,Por Kurre nu do te fitojne krashi PS-Rames.Kurre!Mos e mashtroni ate pjese te popullit fukara,Mos I ekspononi "mish per topo" te shkretit,se spe ata nuk jane fajtor.Mekat eshte keshtu sic po veproni.Vilat,pronat,nga djeras e tyre, I perdorni prap per leverdit e juaja poltike,vete kqyrni anash nga Vilat e pasurite tuaj marramendese.

    Përgjigju
  • ke_te_drejte: 23/02/2019 01:49

    U perjashtua nga grupi parlamentar??????? Nga kush group parlamentar??? Nga ata qe nuk jane ne parlament???. duhet te shkruanit qe ai I perjashtoj ata.... mjere populli qe e kane bere lolo qe nga I madhi demokrat Sali e deri te I fundit Edii me Muniken dhe me Lulen ......

    Përgjigju
  • lushnja: 23/02/2019 01:32

    Murrizi esht i katnar kavaje. Ka pas qene drejtor tatimesh ne kohe te PD's dhe i ka q* robt me gjoba. Ate shpine dhe restorantin ne Golem me ca e boni? Po kshu edhe ato lupot e LSI's. Lul mjeker b*tha hollandezi dhe ajo baxhella e LSise flasin per veting e pasterti figure pastaj. Mire tia bojne, kur ka k*ra qe i shkojne pas.

    Përgjigju
    • 136: 23/02/2019 04:27

      Dmth edhe kur ai bon dicka qe meriton te vlersohet,doli kundra liderit te tij,qe nrradh tpar sndodh leht te politika shqiptare dhe e dyta kundra interesi kombtar,nji i degjeneruar si ty e gjen ku qendron problemi,esht katnar kavaje. Keqardhje per bashkkombasit e mij kam,dhe e kuptoj pse sdo bohemi kurr,se kemi idiot pa fund si puna jote ne mesin ton

  • Soni: 23/02/2019 00:08

    Aq mir ta beri rama qe ta mbylli universitetin. U be ftyra jote te flasesh per nderkombtaret. Ti ishe fundi kavallit te pd.

    Përgjigju
  • Rruqja: 22/02/2019 21:59

    Mir o Trimi Morriz je mbreti i pyllit thua se sjam dele po nuk je dele i bie te jesh dash dhe ruhu se Bari Saliu mos ti pret topat sic ka bere me DESHT PARA TEJE .KUJDES RRI MURRIZ PYLLI VIGJILENT SIC KE MBIEMRIN .

    Përgjigju
  • Ta hip: 22/02/2019 21:55

    Imagjinoni si ka perfunduar PD?!? Dhe ky kokrra debilit duket me i hajrit nga ata te tjeret! Lum rama per lulin e vet! Mjer shqiperia qe ska alternative tjeter!

    Përgjigju
    • M m: 23/02/2019 07:06

      Të lumtë

  • Bruno: 22/02/2019 21:51

    Ju mos e cani koken fare. Beni rremuje sa me shume qe mos te vije njeri per pushime kete vere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë