U përplas me një kamion në Itali, ndërron jetë 42 vjeçari shqiptar

U përplas me një kamion në Itali, ndërron jetë 42 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur daljeve të qendrës së Brescia-s dhe Brescia-s perëndimore.  Makina është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, pasi ky i fundit kishte ulur shpejtësinë.

Nga përplasja ka humbur jetën 42-vjeçari me origjinë shqiptare, që drejtonte makinën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërkohë që policia po heton rreth ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane