U përpoq t’i merrte papa Françekut kapelën, djaloshi i vogël tërheq vëmendjen gjatë meshës në Vatikan

U përpoq t’i merrte papa Françekut kapelën, djaloshi i vogël tërheq vëmendjen gjatë meshës në Vatikan

Foto nga momenti kur vogëlushi mundohet t'i marri Papës kapelen

ITALI- Një djalosh i vogël “tërhoqi” të gjithë vëmendjen gjatë meshës së ditës së djeshme, kur u përpoq t’i merrte kapelën e bardhë karakteristike, Papa Françeskut.

Ai u shkëput nga audienca dhe vrapoi drejt Papës për t’i shtrënguar dorën, ndërsa Papa reagoi natyrshëm dhe zyrtarët e sigurisë nuk u alarmuan.

Kur u bë e qartë se i vogli dëshironte të qëndronte më gjatë, Imzot Leonardo Sapienza, kreu i protokollit, u ngrit dhe i dha djalit karrigen e tij në të djathtë të Papës.

Ndërsa u ul pranë tij dhe vazhdoi duke vënë në dukje kapelën e tij, përpara se të largohej ata iu dhuruan një të tillë.

Papa Françesku zbuloi se ai ishte me aftësi të kufizuara, duke thënë “Falënderoj këtë djalë për mësimin që na ka dhënë të gjithëve. Zoti i ndihmoftë fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa rriten, ajo që bëri i doli nga zemra”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite