11 punonjësit e Agjensisë së Kadastres në Lezhë të vënë nën hetim për mosbatimin e një vendimi gjykate, u rikthyen në detyre.Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Lezhës e cila kishte pezulluar nga detyra 11 zyrtaret e Kadastres.
Çështja në apel u shqyrtuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha i cili pasi dëgjoi palet, e konsideroi antiligjor vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë Renis Sheshi, i cili kishte pranuar kërkesen e prokurorit Erjon Shehaj për pezullimin e punonjësve nga detyra, pa marrë në konsideratë pretendimet dhe provat e paraqitura nga ana e tyre.
Në të njejten linjë ishte dhe prokurori i Apelit Lazer Çardaku, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë së Lezhës nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.
Në ankimin e tyre në apel zyrtaret e Kadastrës e konsideruan të paligjshem nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimi të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk ka vepruar.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
61.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1818
Lajme të tjera
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09
-
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:27
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08
-
E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë dhe vdiq, 43-vjeçari po kthehej me biçikletë në shtëpi! Shkeli përcjellësin e zhveshur të ndriçuesit së një biznesi (FOTO)
24 Prill, 08:08
-
FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot
24 Prill, 07:33
-
Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë! OSHEE: Përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur (Emri)
23 Prill, 21:37
-
Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç
23 Prill, 11:50
-
Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
23 Prill, 11:03
Pra me kete rast SPAK duhet te hetoje antiligjesine e te nipit te Stefan Ramistit. Jo prej verteti jo. Por ta shterngojne me dreka e darka e ta "ndershkojne" nga xhepat e fryre....
PërgjigjuHa Ha Ha Ha drejtesia e rilindjes ,,,,,,po si do ndodhte ndryshe????
Përgjigju