U pickua nga merimanga e zezë, mjekët e urgjencës Rrogozhinë: I dhamë ndihmën e parë! Fermerët të bëjnë kujdes, vonesa për trajtim mjekësor është rrezik

 

Drejtori i qendrës shëndetësore Rrogozhinë Bledar Hajdini tregoi se 68-vjeçari që u pickua nga merimanga e zezë mori ndihmën e parë në urgjencë nga një koleg i tij. Më pas u dërgua drejt Kavajës për trajtim të specializuar por gjendja e rënduar detyroi mjekët ta çonin në Tiranë. Nuk mungoi apeli për qytetarët, sidomos ata që punojnë në bujqësi, që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pickohen nga merimanga e zezë.

"Para 2 ditësh ka qenë një rast pickimi nga merimanga e zezë. Në shërbim të urgjencës ka qenë një koleg i joni, ai i ka dhënë ndihmën dhe e kanë transportuar për në Kavajë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë çuar në Tiranë, në QSUT. Gjendja është e përmirësuar. I bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos ata që punojnë në bujqësi. Nëse pickohen nga merimanga e zezë, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente, të mos e neglizhojnë. Vonesa është rrezik", tha Hajdini.

Ndërsa mjeku i urgjencës në Rrogozhinë Agron Karaj pohon se aktualisht gjendja e pacientit është normalizuar.

"Rreth orës 16:30 është paraqitur në spital dhe sipas referimit, ishte pickuar nga merimanga e zezë. Për arsye të rrezikut që ka merimanga e zezë që kushdo që e shikon ose kushdo që preket, të mos hezitojnë të paraqiten menjëherë pranë qendrës shëndetësore sepse merimanga e zezë përbën rrezik të madh dhe është vdekjeprurës.

Është shumë mirë që të shkundin çarçafët para se të flenë se nuk i dihet. Pacienti në fjalë është në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën monitorim nga mjekët", tha mjeku Agron Karaj.


Lajmi kryesor:

E pickoi Merimanga e Zezë, 68 vjeçari prej 2 ditësh në spital pa marrë kundërhelmin! QSUT: Është në farmaci, por duhet përcaktuar terapia nga mjekët


A.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj