VLORE-Mikel Mehmeti 41-vjeç, që u plagos mbrëmë me armë zjarri në një atentat në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve është transportuar në Tiranë për ndërhyrje të specializuar në një spital privat. Mehmetin e kanë kapur katër plumba, dy në kofshë, një në bark dhe një në brinjë.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se pas 6 orëve në operacion në spitalin e Vlorës gjendja e 41-vjeçarit, që dyshohet se ka ndryshuar edhe mbiemrin është e qëndrueshme, por mbetet kritike, pasi i është hequr shpretka.
Mikel Mehmeti mbrëmjen e djeshme dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri, teksa po udhëtonte me makinën e tij Audi A3 me targa AA 653 VC.
E ndërsa asnjëri nga autorët nuk është arrestuar deri tani, është gjetur makina e tyre e djegur pas atentatit, e cila i kishte targat false, ndërkohë që kishte edhe ndërhyrje në numrin e shasisë. (lexo këtu).
Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave. Llanajt njihen për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj.
Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. Rruga ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.4%
-
Të vogla
67.6%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 973
Lajme të tjera
-
I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'
29 Mars, 16:31
-
'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë
29 Mars, 16:27
-
I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale
29 Mars, 16:21
-
Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)
29 Mars, 16:14
-
Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë
29 Mars, 16:13
-
Credins bank, është vendi që po kërkoje!
29 Mars, 16:02
-
Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti
29 Mars, 16:01
-
Xibraka/ Targa që Bardhi denoncoi si të Olsi Ramës, është e motrës së ish ministres së Sali Berishës
29 Mars, 15:59
-
Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)
29 Mars, 15:55
-
Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit
29 Mars, 15:48
-
Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë
29 Mars, 15:41
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39