U plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në Ferizaj, ndërron jetë në Turqi 20-vjeçarja

U plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në Ferizaj, ndërron jetë në Turqi 20-vjeçarja

Fatime Haxhidema

20-vjeçarja Fatime Haxhidema, e cila u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në një lokal Ferizaj, ka ndërruar jetë në spital.

E reja ishte dërguar për kurim të specializuar në Turqi, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lajmin e ka bërë të ditur në “Facebook” shoqja e saj, Leona Jahiri.

“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek ‘The Village’, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës, Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!”, ka shkruar ajo.

20-vjeçarja më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.

Shpërthimi ndodhi në fillim të janarit, në një restorant në Ferizaj të Kosovës, ku mbetën të plagosur 50 qytetarë mes tyre edhe dy fëmijë. Pavarësisht një pjesë e të lënduarve janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë djegie të shkallës së dytë edhe të tretë, fatmirësisht ende nuk është raportuar asnjë viktimë, nga shpërthimi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë