U plagos pasi s'iu bind policit! Orges Bilbili hesht në spital! Gjyqtari e prokurori me maska te 'Trauma' i komunikojnë arrestin me burg (VIDEO)

TIRANE-Mesditën e sotme Orges Bilbilit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar. Ai akuzohet për dy vepra penale 'vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje'. Gjyqtari Kujtim Vranici pranoi kërkesën e prokurorit Petrit Hysi për ta lënë në arrest me burg pa afat, raporton gazetari i Report Tv Merin Maçi. Avokati i të arrestuarit i caktuar kryesisht Erjon Kullolli tha se Bilbili nuk pranoi që të flasë, ndërsa shtoi se gjendja e tij nuk ishte optimale. Gjithashtu ai tha se pret që të shikojë pamjet mbi akuzat. 

"Dyshohet për dy vepra penale. Nuk ndodhet në gjendje të mirë, nuk u shpreh, mbajti një qëndrim neutral. Në momentet e para duke qenë se edhe gjendja e tij nuk ishte optimale nuk u shpreh. Prokuroria kishte fakte ku bazohet dyshimi, unë si avokat mendoj se nuk ekziston dyshimi që të akuzohet për atë vepër penale. Të dhënat do të sqarohen gjatë hetimet, pasi nuk kemi pamje" tha ai. Por sipas mjekëve gjendja e Bilbilit paraqitet e stabilizuar pas plumbit që mori në kofshë, pasi nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar. Report Tv solli pamjet e momentit kur prokurori dhe gjyqtari futen në ambientet e spitalit të Traumës me maska dhe doreza.

Pjesatarët e trupës Gjyqësore sot te Spitali i Traumës

Si u arrestua dy ditë më parë Orges Bilbili
Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili u arrestua në një kohë kur vendi është në shtetrrethim. Ai lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili nxori armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë.

Efektivi e mori situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë. Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Report Tv mësoi dje se nga hetimet ka rezultuar se prej disa muajve Bilbili jetonte me qira në zonën e Xhamllikut  ndërsa hyrja ishte marrë në emër të një personi tjetër me inicialet A.K. i cili është shpallur në kërkim.

Kush eshte Orges Bilbili
Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

Orges Bilbili

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/04/2020 04:06

    /BERAT/-Nderin ruaje,por e humbet po I hyre gjakmarjes,shkaterron veten dhe te tjeret.N.q.s do drejtesi e nder dil ne protesta kunder organeve te drejtesise te korruptuar e perkrahesve te tyre ,protesto qe ligjet te ashpersohen kunder krimineleve dhe atyre qe ua lehtesojne denimet ,mos dil protesto per karriget e partive.

    Përgjigju
    • Berat: 13/04/2020 10:04

      Iris; Ti mir e ke dil ne protest po te kush protest te dalesh te protesta Saliut qe te vrasi apo te e Rames te fusi ne burg, ne protest ngrihesh kur ka shtet qe zeri i protestusit te vej ne vesh te qeveris jo ne vesh te shurdhet, Shqiptaret jan ber si kope pa coban duhet ti dalesh vet per zot gjerave tua po prite nga shteti krimbat do na han,Un nuk i njoh fare kta dy djemt si Haxhiun e si Bilbilin po i kam lexuar historin.Aldo bare ka ber masakra shteti e kap e mban ne burg e mban me buk kujt i hyn ne pun ky njeri mos harojm qe te gjith te burgosurit ne qytetaret i mbajm me buk ne nga taksat qe paguaj. Sot ne shqipri esht nji ligj ( Vrit sa nuk te kan vrar)

  • Loran shehu: 12/04/2020 23:01

    Rropt ku ti ket aldo barja e ata k**** e vet

    Përgjigju
  • Berat: 12/04/2020 15:54

    Çi keni ter kto komente leshi i kan vrar njeriun me te afert normal qe do mari hak Gjaku sbehet uj njeriu per nji nder rron, ju qe komentoni jeni pa nder pa dinjitet e hani turpin me buk.

    Përgjigju
  • liku: 12/04/2020 15:38

    Cojeni ne spitalin e burgut ae eshte me i sigurt qe mos arratiset

    Përgjigju
  • sander: 12/04/2020 15:10

    edhe nje plum ne buthe tja fusni ketij dhe shokeve te tija. dhe kujdo qe kundershton ligjen

    Përgjigju
  • ela: 12/04/2020 14:16

    E cfar do thot ky pler,qe punoj per mafien qeveritare?Qe me mbron Rama?

    Përgjigju
  • Tironci: 12/04/2020 13:32

    Shoku Enver i ka zhdukur avokatet!sepse avokatet jane sekseret e gjygjtareve,e prokuroreve prandaj shoku Enver i zhduki te gjth keto mafioze.

    Përgjigju
    • Loti: 12/04/2020 17:07

      Zhduki dhe fjalen e lire.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët