U plagos rëndë pas aksidentit me ambulancë në Sarandë, pas një jave ndahet nga jeta infermierja! Shoferi i 'BMW X5' ia mbath nga spitali

Pamje nga aksidenti

Prej 7 ditës po luftonte me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht është ndarë nga jeta infermierja Adelina Rizvani, i cila u dëmtua rëndë gjatë aksidentit me ambulancë në Sarandë.

Pasi kishte ndjekur një rast lindje në spital, 57 vjeçarja po transportohej me ambulancë për në shtëpinë e saj, por u përplasëm me një makinë tip "BMW X5".

Gjatë aksidentit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit, Rizvai pësoi dëmtime të rënda, por nuk ka arritur që t'i mbijetojë plagëve. Ndërkohë që shoferi i "BMW X5" që u përfshi në aksidetn është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore, pasi mori vesh për lajmin e ndarjes nga jeta të infermieres. 

VIDEO/ Pamje nga aksidenti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Aksidenti me ambulancën në Sarandë, pas vdekjes së infermieres ia mbath nga spitali shoferi i 'BMW X5'

Shoferi i cili u përfshi në aksidentin me ambulancën ku humbi jetën infermierja Adelina Rizvani është larguar nga spitali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kosta Kaca, 24 vjeç është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore.

Shoferi i ambulancës dhe 24 vjeçari janë nën akuzë për shkeljen e rregullave të qarkullimit, ku humbi jetën 57 vjeçarja.

 

D.P./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Kush prek votën t'i pritet dora' , a e mbështesni propozimin e Presidentit Meta?

Komento

Komente

  • Alfons: 29/09/2020 02:10

    Ore ky djali mund te jete bq dhe legen,por ne lidhje me aksidentin nuk ka asnje faj,duhet arrestuar shoferi i ambulances qe i hengri koken duke u futur ne rruge kunder tabele ,plus ku e kishe urgjencen lindja ishte bere thjesht po conte infermjeren ne shtepi ,legena shofera qe marrin ne qafe njerzit e pafajshem pa arsye.

    Përgjigju
  • ymeri: 28/09/2020 23:09

    KUR TE KAPET TI DYFISHOHET DENIMI,,,KETIJ PISI DHE MASKARAI.....

    Përgjigju
  • Eli: 28/09/2020 22:37

    Nuk ka para familja per keto gjera.kete te mendojne te rinjte..edhe ata qe punojne duhet te mendojne te ndihmojne ne familje

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dashuria 'zhvesh' Ramën nga kostumi i kryeministrit! Publikon foto duke puthur në buzë Lindën: 10 vjet bashkë