'U plasi tritoli në makinë'/ Bici-Berishës: Mos u katandistë askush si ju, po të sqaroj për hir të moshës

'U plasi tritoli në makinë'/ Bici-Berishës: Mos u katandistë askush si ju, po të sqaroj për hir të moshës

Kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit bëri një denoncim në rrjetet sociale për shpërthimin e një sasie tritoli në makinën e IKMT-së. Bici shkruan se Berishën e ka marrë dalldia, ndërsa shton se nuk ja uron askujt që të katandiset si ai.

Statusi i Sali Berishës
I vret haku i te tjereve, gangesteret e famozes ndrikull Bicit! Lexoni se çfare u ndodhi! sb Mbrem dolem ne banoret e unazes se re ne shenje revolte per te mos i lene te afrohen pronave tona por aty afer ku protestonim nje makine e IKMT kishte parkuar ne krah te karburantit , trimat e Dallendyshe Bicit kishin harrua tritolin qe perdorin per te hedhur shtepite ne ere ne makine dhe ju plasi ne ora 11.30 brenda ne makine....kush mundohet ti bej gropen tjetrit ja ben vetes ...ketu na kane do i djegim si minj ...shendet Z.Berisha ...ju ruajt zoti..

Reagimi i Dallëndyshe Bicit
Z. Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!

Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:

1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore

2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten

3. Materiali plases nuk plas vete

Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 17/07/2019 12:51

    Po c'fare kerkojne keta gazetare mbas nje te cmenduri e mbas nje krimineli ordiner?????

    Përgjigju
  • PALAÇO rexhep leka kasap [ kepi ]: 17/07/2019 12:24

    Ore akoma mereni me ktë zkizofren ktë e ka zën gjaku i të pa fajshmëve . Shikoni se si i është bër fytyra si kuçedër e lëngon pa pushim. E prit se ku e ka fundin ky pis.

    Përgjigju
  • USA.: 17/07/2019 01:35

    Svuri mend nga diskreditimi qe i esht bere per shpifjet dhe insinuatat qe krijon ne opinjonin e shqiptareve ky, mashtus i felliqur, qe esht bere mekeq nga ato grat e keqia, qe skan pune dhe marin neper goje, njerzit e ndecem. Ju lutemi redaksive te gazetave, dhe potaleve vizve, ta bijkotojne kete moster, qe duhet te hetuar, denuar me kohe per akuzat e renda penale daj, keti maskarai. Turp, per ate qe e degjon dhe lexon nje moster si Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Autoktoni: 16/07/2019 23:29

    Ai asht srb jo sb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri