U prek nga COVID-19, shërohet ish deputeti i PS-së Fatmir Toçi

U prek nga COVID-19, shërohet ish deputeti i PS-së Fatmir Toçi

Fatmir Toçi

Ish deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi ka rezultuar negativ në testin e dytë të COVID-19, duke fituar betejën e tij me virusin. Ai ka qenë i shtruar në spitalin COVID2 "Shefqet Ndroqi", pasi pati komplikacione me shëndetin, por arriti ta mposhte virusin.

Ka qenë vetë Toçi që e ka bërë të ditur që është shëruar, ndërsa thekson se do të vijojë të jetë i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" pasi virusi e ka lënë dëmtime në mushkërinë e  tij duke dashur trajtime të tjera mjekësore deri në shërimin e plotë.

"Pas 25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit të dytë, i cili rezultoi NEGATIV. Ky është një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm. Dua të mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janë angazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate", shkruan Toçi.

Ai nuk ka kursyer edhe falenderimet për mjekët që janë kujdesur gjatë gjithë kësaj kohe, duke treguar edhe një herë se ata janë heronjtë e vërtetë në të gjithë këtë situatë pandemie.

"Nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj të kohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së të tjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre. Me ato që kam parë e shoh çdo ditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën e angazhimit njërëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t'ju shërbyer dhe për t'i shpëtuar jetët njerëzore. Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë", përfundon ish deputeti.

Toçi u shtrua në spital më 17 korrik, ndërsa luftoi me virusin për 25 ditë duke dale fitimtarë në këtë betejë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit