U premtuan kalimin e kufirit drejt Kosovës 36 sirianëve, arrestohen dy persona në Morinë

U premtuan kalimin e kufirit drejt Kosovës 36 sirianëve, arrestohen dy persona në Morinë

Foto ilustruese

KUKËS- Policia ka vënë në pranga dy të rinj, pasi po transportonin në mënyrë të paligjshme 36 emigrantë.
Në pranga u vunë 33-vjeçari me iniciale E. P. dhe 22-vjeçari me iniciale M. D., të dy banues në Tiranë.
Të rinjtë u kapën në afërsi të Pikës Kufitare të Morinës, me automjetin fugon tip "Sprinter", me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.

Të dy do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës