U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)

U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, kush janë xhaxhai dhe nipi që humbën jetën në atentat (FOTO)

Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe Arben Dylgjeri

Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe Arben Dylgjeri janë nipi dhe xhaxhai që humbën jetën në atentat mbrëmjen e kaluar në zonën e Metalurgjikut në Elbasan (Lexo këtu). Report Tv ka siguruar fotot e dy viktimave. Familjet kanë çelur dyert e mortit dhe gjatë ditës së sotme xhaxhai dhe nipi do të përcillen për në banesën e fundit. Në atentatin e përgjakshëm humbi jetën edhe një shtetas turk i identifikuar si Erdal Durunay i cili ndodhej në shoqërinë e Endrit dhe Arben Dylgjerit duke udhëtuar me një automjet tip "Range Rover" në dalje të Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Report Tv ka mësuar se viktimat po udhëtonin të shoqëruar edhe nga familjarët e tyre të cilët udhëtonin në dy automjete të tjera që ishin më pas. 


Lajmi kryesor:

Masakra në Elbasan, tre viktimat u kthyen për festat, autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës (FOTO+VIDEO)


Ora 12:03
U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Elbasan, ja fotot e viktimave
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

    DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri